Propozimet për martesë janë përherë të bukura, e sidomos nëse ndodhin ashtu papritmas. Këngëtarja shqiptare Eriola Cuka ka marrë një propozim për martesë nga ana e partnerit të saj, edhe ai po ashtu muzikat Kristian Gusho.
Krtistiani është ulur në gjunjë me një kuti unaze në dorë, e ndërsa ajo nuk kishte si të mos i thoshte ”po”.
Nga pas tyre shihet edhe Aurela Gaçe, e cila ndjek me sy kureshtarë të gjitha zhvillimet. Skena kishte disa artistë, ndërsa pak metra më larg spektatorët ishin me dhjetëra.
“Ketij i them propozim une❤❤ live aty ne shesh te burrave( çun Vlore jo shaka). Kristian dhe Eriola , ju falenderojme per keto emocione kaq te bukura e te sinqerta qe na falët edhe ne. U plakshi bashke”, shkruan Aurela.
Ndërkaq një çast nga propozimi e ka ndarë dhe Kristiani në faqen e tij, i cili ka treguar në çdo shesh të mundshëm dashurinë për Eriolën. “Çasti që ndryshoi gjithçka”, shkruan ai.
(E.K/Faxweb)