Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, Marcus Rashford, pasi humbi penalltinë në finalen e Euro 2020 kundër Italisë, ishte objekt ofendimesh përmes Twitter.
Prokuroria e Anglisë lëshoi një urdhër arresti kundër Justin Lee Price, një djali 19-vjeçar nga ëorcester, pasi iu drejtua sulmuesit me fraza raciste.Tifozi është arrestuar dhe do të përballet me një dënim prej gjashtë javësh burg.
Viktimë e ofendimeve në internet kanë qenë edhe dy lojtarët e tjerë si Jadon Sancho dhe Bukayo Saka pasi humbën penalltitë në finalen e Europianit.