Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka rrëfyer për ‘Fax News’ momentin e tmerrshëm kur ish-efektivi i policisë përplasi për vdekje me skaf fëmijën në Himarë.
I ndodhur 20 metra larg vendit të ngjarjes, Çollaku tha se fëmija ndodhej në breg dhe familjarët e tij ishin pranë, duke e quajtur të gjithën një çmenduri.
Ai bëri thirrje që të merren masa urgjente për pezullimin e lundrimit të skafeve pranë bregut për të parandaluar ngjarje të tilla.
Kreshnik Çollaku: Fëmija ishte në breg të detit pranë cadrës. Dukej si cmenduri, si mund të lejohet? Familja ishte prezente, duhej vendim drastik para se të ndodhte. Një tmerr i vërtetë , isha 20 metra larg vendngjarjes.
Është jashtë cdo lloj llogjike, në pamje të parë ka një mirëqenie që një efektiv i thjeshtë s mund ta ketë. Keta janë të papërgjegjshëm, duhet absolutisht marrja e masave për personazhe të tilla, tronditëse e gjitha. I bëj thirrje në mënyrë urgjente, të pezullohet cdo skaf në afërsi të plazheve, këto tangërlliqet për performance, papërgjegjshmëria është e madhe.
Videoja ekskluzive e ngjarjes në Himarë: