Dëshira për të parë lindjen e diellit ka përfunduar në një ngjarje tragjike për modelen 19 vjeçare në Britaninë e madhe.
Sinead Moodliar ka ndërruar jetë pasi e mori vala e detit teksa ishte duke parë lindjen e diellit gjatë pushimeve në Afrikën e Jugut, dhe ishte duke qëndruar mbi një shkëmb në momentin që një dallgë deti e fuqishme i mori jetën.
Ajo ishte studente e filozofisë në Universitetin e Kembrixh, shkoi për të parë lindjen e diellit në Umhlanaga Rocks, një zonë plazhi afër Durban, por nuk u kthye më në shtëpinë e saj pas ngjarjes e cila u konsiderua nga hetuesit si aksidentale.
Dëshmitarët në vendngjarje, thanë se dëgjuan ulërima të mëdha në orën 5.15 të mëngjesit. Rojet e shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e saj nga deti dhe e dërguan në spital, por ajo vdiq një ditë më vonë, shkruan BBC.
(F.GJ/FAXWEB.AL)