07:00 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ndodhemi në një situatë që bën ‘mu'”, Fatos Lubonja: Presidenti ka të drejtë, këshilla e ndërkombëtarëve është qesharake

21:44 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e fortë e Lu-së, Lubonja: Ambasadori amerikan të jetë më i qartë, duhet pyetur nëse ka informacione të reja

Analisti Fatos Lubonja komentoi në një emision shpërthimin e Presidentit Ilir Meta ditën e sotme, lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Lubonja u shpreh se presidenti ka të drejtë, pasi këshilla e ndërkombëtarëve për ta çuar çështjen në Komisionin e Venecias është qesharake. Gjithashtu, analisti tha se Meta ka argumenta ligjore që e ka dërguar në Prokurori vendimin e Dvoranit.

“Si President do ta doja më racional. Nëse bëhet fjalë për palaço ndërkombëtarë, do doja diçka më konkrete. Në thelb mendoj se ka të drejtë. Ta nisim me Venecian. Është qesharake kjo këshillë, sepse dëshmon dështimin e Reformës në Drejtësi. Ata na kishin premtuar se do bënin një reformë në drejtësi që do ta shpëtonte nga politika.

Lidhur me kush ka të drejtë? Unë ndjehem i fyer të më vendosë Venecia për këtë. Aty është e qartë fare, është e shkruar në Kushtetutë, që duhet bërë me radhë. Jo një jurist, por edhe një qytetar normal, e kupton se aty duhet të ishte respektuar një radhë, që nuk është respektuar qëllimisht, për të vendosur aty njerëzit që donte PS me Ramën. E shton këtë argument edhe fakti i Besnik Muçit, që është hequr, i cili një Vetting i parë e kaluar dhe tani që doli se mund të ishte njeri i Metës ta apelojmë, t’i nxjerrim ca gjëra e ta heqim.

Presidenti e ka çuar deri në Prokurori vendimin e Dvoranit, pra ka disa argumente ligjore. Tani, kjo u dashka çuar në Venecia! Ka ca gjëra e shkruara e zeza në të bardhë xhanëm, që thotë tre Presidenti, Tre Parlamenti dhe unë sot lexova Venecian dhe pikëpyetja më e madhe ishte për ato tre të Parlamentit, se thoshte që duhet të ketë shumicë të cilësuar, jo të thjeshtë. Ne jemi para një situate që bën “mu”, ku një Parlament i kapur i gjithi nga mazhoranca kërkon të vendosë tre të vetët, edhe tre të Presidentit, dhe pas kësaj është e qartë fare se kemi një President nën kërcënim për t’u hequr nga Presidenca. Venecia e ka thënë se një nga rreziqet e mëdha është kapja e drejtësisë nga këta që kontrollojnë procesin”.

Pas

Kush e shantazhoi Tedi Blushin? Ja çfarë thonë gazetarët investigativ

Para

“Mospajtimet mes meje dhe Ramës janë keqpërdorur”, Kurti: Kushti im për mini Shengenin

Para
“Mospajtimet mes meje dhe Ramës janë keqpërdorur”, Kurti: Kushti im për mini Shengenin

"Mospajtimet mes meje dhe Ramës janë keqpërdorur", Kurti: Kushti im për mini Shengenin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.