Ish-eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar një takim me gratë demokrate në Lezhë.
Pack ka folur ashpër kundër qeverisë, duke thënë se Shqipëria ndodhet në një sistem të ri dictatorial.
“Shqipëria ndodhet në një sitetm te ri diktatorial. Qeveria Shqiptare nuk po bën asnjë përpjekje për integrimin e vendit në BE. Kryeministri i vendit tuaj mbushi parlamentin me persona të inkriminuar. Në një shtet demokratik nuk mundet të qeverisë një kryeministër i lidhur me krimin. Rama ka zaptuar çdo gjë, dhe kjo në një shtet demokratik nuk duhet të ndodhë”- tha ndër të tjera ish-eurodeputetja.