Ish-deputeti demokrat, Bardh spahia ndodhet nën masën e “Arrest me burg” për shkak të përplasjeve që kanë ndodhur disa ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit në një KZAZ të Shkodrës ku përkrahësit e opozitës nxorën nga shkolla dhe iu vunë flakën materialeve zgjedhore.
Spahia ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku sipas tij disa kolegë e përshëndesin nga Italia me fjalët, “Jemi me ty”.
Spahi shkruan përkrah fotos së mjekëve Italian se është mirënjohës ndaj tyre.
“Mirënjohje e thellë për kolegët e mi kirurgë të Ospedale Maggiore di Crema, Itali. Grazie mille ragazzi. A presto✌”, shkruan Spahia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post