Ish-deputeti socialist Arben Ndoka i është përgjigjur ish-kryeministrit Berisha që postoi një denoncim nga një qytetar që thoshte se Ndoka me vëllain e tij kanë një magazinë me drogë në Lezhë.
“Përgëzime për fantazinë e shfrenuar ne ngarkimin tim. Ti je mësuar të fabrikosh. Kam vetëm një sugjerim për ty: Teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lul mashtruesin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori. Le të hetojnë ata”, -shkruan Ndoka.
POSTIMI:
Sali, kriza politike e jotja të është kthyer në krizë mendore. E nuk je sëmurë vetëm ti, teksa po lëngon në shtratin e vdekjes politike, por edhe “Erla” jote dixhitale.
Përgëzime për fantazinë e shfrenuar ne ngarkimin tim. Ti je mësuar të fabrikosh.
Kam vetëm një sugjerim për ty: teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lul mashtruesin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori. Le të hetojnë ata.
Trafikantët më me eksperiencë i ke në familjen dhe ne gjirin tënd! Ke Lulin mjeshter te kontrollit per trafikun nderkombetar te droges! (M.D/ Shuplaka)