21:54 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ndoka: Rama tek Erdogani, “njësoj si me lyp kos te “magjypi”

10:30 | 05/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nard Ndoka: Nëse kritikon kur dyshja dashurohen, ministri hiqet si “kondom” e hidhet në kosh

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar pas lajmit të kryeministrit Edi Rama se ishte në Turqi në kuadër të një vizite pune për të takuar Erdoganin dhe për të diskutuar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në postimin e tij në “Facebook”, Nard Ndoka e nis shkrimin e tij me fjalët “Rama në Stamboll, i kërkon Erdoganit lira turke për ndërtimin e aeroportit, duke iu referuar shprehjeve të poetit Gjergj Fishta.

Ai shkruan se Ram dështoi me qeverisjen e tij 4-vjeçare në të gjitha sferat dhe ndërkohë vazhdon të flasë si opozitar e po kërkon mandate për të vazhduar ato që nuk i nisi kurrë.

Duke u ndalur tek vizita e Ramës në Turqi, kreu i PDK-së shkruan se kryeministri kërkon ndërtimin e aeroportit përmes ndihmës së Erdoganit, liderit problematik që i marrin aeroportin shtetëror me grusht shteti.

Shkrimi i plotë i Nard Ndokës:

Rama në Stamboll, i kerkon Erdoganit lira turke per ndertimin e aeroportit!
Njesoj si me lyp kos te “magjypi”!

Rama deshtoi me qeverisjen e tij katervjeçare; ne ekonomi, infrastrukture, shendetesi, arsim, bujqesi, rend, e kudo tjeter!

Mbas kater viteve qeverisje, flet akoma si opozitar dhe po kerkon edhe dy mandate te tjera per te vazhduar ato qe nuk i nisi kurrë!

I vetmi investim ‘strategjik’, lugomarja e fameshme, qe është filluar dhe shpresojme te perfundoje, qe mos t’kete alibi per te kerkuar perseri voten e Vlonjateve!
Per kater vite nuk nisi asgje dhe nuk perfundoi asgje nga ato qe qeveria e Berishes kishte nisur dhe vota e qytetarve ja la ne mes; rruga e kombit, hyrja e tunelit te Elbasanit, rruga e Arberit dhe shume investime te tjera.

Vendi kerkon mendje dhe nderhyrje me mend, ky kryeqeveritar, merret me sheshe urbane, njesoj si nje Zot shtepie, qe nuk ka guzhine fare, dhoma e gjumit nuk ka dyshek e jorgan, pa televizor e ngrohje dhe ky i vendos banjos bide!

Ky Zot Shqiperie, kur populli i tij nuk ka pune, zhytet çdo dite ne varferi, emigron, vuan, drobitet, humb besimin per te jetuar, ndersa Zoti i Shqiperise merret me hallin e Ballkanit, darkon me Thaçin në Prishtine dhe i shpall lufte Serbise, drekon ne Stamboll dhe i puth tajaren Erdoganit!

Erdogani nje lider problematik me te drejtat e njeriut, medias, pakicave dhe me popullin e vet, te cilit i marrin aeroportin shtetror me grushtshteti, Zoti i Shqiperise tone, i kerkon te ndertoje aeroport ne Vlore, Tepelene, Qiparo e Divjake dhe nalla per qeverine!

Njesoj si te kerkosh kos te magjypi, kur ai nuk ka as bukë!

Fushata ka filluar, mashtrimet nuk do kene te sosur, investime me projekte miliardash, qe shfaqen vetem ne monitor duke genjyer veten dhe popullin e tij!

Sa turp, sa rende per ta besuar dhe duruar akoma më shumë!

Zgjohu popull opozitar, 18 Shkurti, është nje prove dhe mundesi per të gjithë!

(XH.A/SHUPLAKA)

ndokashkrim

Etiketa: aeroportiedi ramanard NdokaRecep Tayyip Erdogan
Pas

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori 17 vjeç i dënuar për vjedhje

Para

Shpërthim tritoli në Shkodër, shembet një pjesë e banesës me 4 persona brenda

Para
Shpërthim tritoli në Shkodër, shembet një pjesë e banesës me 4 persona brenda

Shpërthim tritoli në Shkodër, shembet një pjesë e banesës me 4 persona brenda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.