18:37 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ndoka sulmon diplomatët e huaj: Të dehur nga kanabisi dhe të korruptuar nga droga!

20:16 | 12/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndoka sulmon diplomatët e huaj: Të dehur nga kanabisi dhe të korruptuar nga droga!

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, shprehet se disa zyrtarë të lartë të huaj në Tiranë, nuk janë treguar korrektë me statusin e tyre diplomatik.

Ndoka nuk përmend emra, por sipas tij, diplomatët në fjalë janë të korruptuar nga droga, madje janë bërë palë me qeverinë shqiptare.

“Nderkombetarët të dehur nga kanabasi dhe të korruptuar nga droga!

Gjatë ketyre ditëve janë intensifikuar takimet me faktorin ndërkombëtar dhe zyrtarë të lartë të BE.

Që të jem korrekt në shumicën e rasteve perfaqesuesit nderkombetarë janë treguar korrekt në raport me realitetin politik dhe me statusin e tyre diplomatik.

Por ama më shqeteson fakti, se mes tyre ka disa që perpiqen dukshëm të ofrojnë zgjidhje të njëanshme, oferta konkrete, joshje, presione duke thyer dhe perbaltur statusin e tyre diplomatik me interferimin e tyre në menyrë të drejtperdrejtë në politikën shqiptare.

Habitem nga guximi dhe aventura e tyre diplomatike duke u paraqitur si pale me qeverine shqiptare, duke thyer çdo etike diplomatike, ligjore e kushtetuese.

Aq shume bien ne sy per tendencen e tyre të njëanshme, sa një ‘arne e qepur me pe të bardhë në një copë të zezë’!

Por megjithë ketë trysni “diplomatike”, nuk arritën të “peshkojnë” asnjë parti opozitare per të thyer bojkotin parlamentar, protesten në çadër dhe per t’u regjistruar në zgjedhje, si parti e privilegjuar opozitare!

Ky proçes deshtoi me turp, por ama vihej re dukshëm dehja e tyre nga kanabasi dhe korrupsioni i drogës, aq sa vija e kuqe diplomatike ishte zbardhur fare!

Kam edhe një fakt tjeter trishtues nga PPE në Maltë. Më rezulton se qeveria shqiptare kishte “lobuar” me te njejtat mjete, që të kalonte nje rezolutë kunder bojkotit në Kongresin e Partive Popullore Europiane.
Media prane qeverisë dhe kryeministrit, interesoheshin çdo sekonde per nje rezolute, qe nuk ishte votuar akoma dhe ato kishin dijeni per te!

Qeveria aktuale duhet te ndale kete fenomen, te ndaloje kultivimin dhe tregtimin e lendeve narkotike, por te ndaloje edhe tendencën e “dehjes” së nderkombetarëve me leket e drogës dhe të korrupsionit qeveritar.”, shkruan Ndoka. (D.D/Shuplaka)

Situata është alarmante, por opozita është në lartësinë e detyrës dhe pergjegjesisë kombëtare, çdo tendence dashakeqese do të dështojë me turp.

Kauza e “Opozitës së Bashkuar” e qytetareve shqiptarë është më e madhe, sesa disa mandate, apo privilegje me shumë!

Kush tradhëton kauzën, apo perpiqët ta dështojë atë, do të perfundojë me turp, si mbetje politike.

Ky është fundi! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: nard Ndoka
Pas

Basha kundër Vettingut: Projekt mafioz, të përfshirë edhe diplomatë për t’i dorëzuar drejtësinë Ramës

Para

Zgjedhja e Presidentit, ‘lëvizen gurët’. Pas kërkesës së Ruçit, Meta mbledh nesër kryetarët e grupeve

Para
Ylli Rakipi: Meta i pakënaqur me rolin e tij, kërkon Kryeministrinë

Zgjedhja e Presidentit, 'lëvizen gurët'. Pas kërkesës së Ruçit, Meta mbledh nesër kryetarët e grupeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri pranë pikës kufitare në Pustec, pezullohet përkohësisht lëvizja e kamionëve drejt doganës së Goricës

Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë duke e mbytur me tel

Rreth 75,000 meksikanë u kthyen nga SHBA-ja në Meksikë, presidentja Claudia Sheinbaum: Mijëra prej tyre kanë marrë ndihmë nga qeveria

Dosja “Veliaj”/ SPAK bën të penduar financieren e Ajola Xoxës, Adela Kondakçiun

Mbyti babanë e saj me tel dhe e kallëzoi në polici si aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja në Fier(EMRI)

Irani i gatshëm të rinisë bisedimet me SHBA-në, mbi programin e tij bërthamor, ja kushtet që vendos

Zelensky miraton projektligjin e ri pas protestave masive, synon mbrojtjen e agjencive antikorrupsion dhe pavarësinë nga ndikimi rus

Tragjedi në Lagunën e Patokut, dyshohet se është mbytur një 16-vjeçar, tjetri nxirret i gjallë

Zjarr i madh në kufi, flakët nisën në Shqipëri dhe u përhapën drejt Greqisë

Gratë australiane u detyruan të bëjnë kontrolle gjinekologjike pasi hipën në fluturimin e Qatar Airways, kërkojnë drejtësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.