03:56 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndotja akustike, Policia e Tiranës nis kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave në lokale

13:49 | 13/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndotja akustike, Policia e Tiranës nis kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave në lokale

Komisariatet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës kanë nisur zbatimin e një plani të posaçëm për monitorimin dhe matjen e nivelit të zhurmës në lokale apo ambiente që gjenerojnë muzikë të lartë, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për qytetarët.

Plani i masave është ndërmarrë me iniciativë nga Policia e Tiranës por gjithashtu dhe si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës.

Matjet po kryhen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike.

Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milionë lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit.

Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë garanton vijimin e kontrolleve në mënyrë të pandërprerë dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të ndotjes akustike përmes numrit pa pagesë 112 apo pranë komisariateve përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar në forcimin e partneritetit me komunitetin dhe në ofrimin e shërbimeve që garantojnë rend, siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Etiketa: policia
Pas

Sulm me raketa ruse në Ukrainë, 21 të vrarë dhe dhjetëra qytetarë të plagosur!

Para

Rrogozhinë, familja Sina 10 vjet në errësirë

Para
Rrogozhinë, familja Sina 10 vjet në errësirë

Rrogozhinë, familja Sina 10 vjet në errësirë

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.