21:14 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndotja e ajrit, makinat e viteve 2000 që do të çregjistrohen

09:41 | 26/12/2016
në Aktualitet, Ekonomi, Te Gjitha
0
Ndotja e ajrit, makinat e viteve 2000 që do të çregjistrohen

Ministria e Mjedisit ka në plan të heqë nga qarkullimi të gjitha ato makina, të cilat ndikojnë negativisht në cilësinë  e ajrit për shkak të vjetërimit të tyre. Në rast se pronarët  e mjeteve të prodhuara para viteve 2000 nuk arrijnë arritjen e standardit ‘’Euro 3’’ brenda korrikut të vitit të ardhshëm ato do të çrregjistrohen. Kjo pritet të shoqërohet me një barrë të rënduar për pronarët e këtyre makinave.

Sipas një të përditshmeje  mësohet se ka një projektvendim nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Ekonomisë për përcaktimin e kushteve të importit të makinave dhe vendosjen e limiteve të shkarkimit, sipas standardit euro për mjetet aktuale që janë në qarkullim.

Në nismë propozohet që brenda 1 korrikut të 2017-s, të gjitha makinat e prodhuara para vitit 2000 që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standardin “euro 3”. Përgjegjësinë për plotësimin e standardit “euro 3” e mban pronari i makinës, në këtë rast kostoja do të paguhet prej tij.

Projektvendimi është në përputhje me angazhimet dhe objektivat e qeverisë për uljen nivelit të ndotësve të gaztë që shkarkohen në ajër.

MAKINAT EKZISTUESE:

Projektvendimi përcakton se makinat ekzistuese në qarkullim, shkarkimet e të cilave u përkasin standardeve “euro 1” (viti i prodhimit 1993) dhe “euro 2” (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit “euro 3”, brenda datës 1 korrik 2017.

Sipas draftit, qytetarëve që disponojnë një mjet të kategorisë “euro 1” dhe “euro 2” të prodhuara deri në vitin 2000, do t’u lihet kohë deri në muajin korrik të 2017-s të përshtatin makinën e tyre sipas standardit “euro 3” që kërkohet. Për këtë shkak, nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzinë apo me naftë, që i përket standardit “euro 1” dhe Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standardit “euro 3” brenda korrikut të vitit të ardhshëm.

 “euro 2”, duhej të marrë masa për instalimin e katalizatorëve apo filtrave që makina e tij të përshtatet me standardin “euro 3” që kërkohet. Në rast të kundërt, drafti përcakton që makina e tyre nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe do të ndalohet të qarkullojë. “Ngarkohen institucionet e kontrollit teknik të mjeteve motorike të mos lejojnë përdorimin mjeteve ekzistuese në qarkullim, të cilat pas datës 1 korrik 2017 nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në vendim”, thuhet në relacion. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: aktualitetmakinandotje
Pas

Kina ndërton urën më të rezikshme, të “padukshme” (Foto)

Para

Aksidentohen dy traktorë me një “Benz” në Korçë, pranga drejtuesve të mjeteve pa leje drejtimi

Para
Aksidentohen dy traktorë me një “Benz” në Korçë, pranga drejtuesve të mjeteve pa leje drejtimi

Aksidentohen dy traktorë me një “Benz” në Korçë, pranga drejtuesve të mjeteve pa leje drejtimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.