Banorët e Lezhës janë ngritur sërish në protestë para kryeministrisë në lidhje me ndotjet që shkakton fabrika INCA, në pronësi të Alban Zusit.
Kompania “INCA”, në pronësi të Alban Zusit, është themeluar në vitin 2005, teksa zgjeroi aktivitetin në vitin 2021 me fabrikën në rrugën “Frang Bardhi” në lagjen Skënderbej dhe prej 4 vitesh po shkakton probleme tr banorët e sonës. Zona përreth njihet si “Ushqimorja e vjetër”. Banorët aty janë ankuar disa herë.
Për Fax News, me gazetaren Sedjana Huna, banorët shprehen se kryebashkiaku i Lezhës nuk i ka marrë parasysh ankesat e tyre. Ato shprehen se është e rëndësishme që institucionet të marrin në konsideratë ankesat e tyre pasi era e keqe nuk po i lënë të marrin frymë.
“Aty po ikin të gjithë, nuk po rrihet më, kanë ikur dhe po rrinë me qira”, shprehet qytetari.
Alban Zusi, sipërmarrës i vjetër në industrinë e përpunimit të produkteve shtazore, ishte zëvendësministër i Bujqësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama. Ai ushtroi këtë detyrë në kabinetin e Edmond Panaritit deri më 30 shtator 2015.
Një tjetër protestues shprehet se banorët janë ende nëpër gjyqe.
Banorët janë ankuar janë nëpër gjyqe, por deri më tani nuk ka asnjë reagim na është bërë shtëpia ferr.
“Unë si aktiviste kërkoj që të merren parasysh kërkesat, dhe bëj thirrje që të reagojnë institucionet e Lezhës, nuk është e rëndësishme që ne ti vijmë në derë kryeministrit, dhe banorët të shpenzojnë sa më shumë për të ardhur ktu, pasi ato paguajnë për të ardhur këtu. Si bashkia Lezhë si institucionet i marrin taksat dhe duhet që tu përgjigjen qytetareve. Duhet ti thonë boll oligarkut Alban Zusit i cili duket se i ka krahet e ngrohta nga institucionet e Lezhës”, shprehet një qytetar.
Banorët kërkuan takim me kryeministrin për t’i shprehur problematikën që lidhet me fabrikën I.N.C.A.