01:37 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndotja e FRIKSHME në Tiranë, shifrat 10 herë më të larta se mesatarja europiane

10:29 | 27/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndotja e FRIKSHME në Tiranë, shifrat 10 herë më të larta se mesatarja europiane

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë plakje më të shpejtë të trurit, ankth, dëmton zemrën e mushkëritë, mund të shkaktojë kancer dhe tani është një ndër rreziqet më të mëdha për shëndetin publik, duke vrarë më shumë shumë njerëz në botë se sa AIDS dhe malaria të kombinuara sëbashku.  

Vetëm në Europë humbin jetën 400 mijë persona në vit si pasojë e ajrit të ndotur bën të ditur Agjencia Europiane e Mjedisit.

Ndotja e ajrit është një problem serioz, sidomos në vende në zhvillim si ky i yni. Por përpara se sa të marrësh masa ta reduktosh atë duhet të jesh në gjendje ta masësh, çka çuditërisht në rastin e Shqipërisë rezulton shumë e vështirë.

Por ne kemi të drejtë të dijmë çfarë ajri hyn në mushkëritë tona dhe mbi të gjitha duam që ky ajër të jetë i pastër!

Një mënyrë për të arritur këtë qëllim është të kemi të dhëna më të mira dhe në kohë reale, që në terma afat-shkurtër të mos ekspozohemi në zonat ku ndotja është e lartë dhe në terma afat-gjatë të kuptohet më mirë problemi dhe të merren masat e duhura.

Duke parë ngurtësinë për të dhëna të institucioneve ose kur të dhënat nuk janë një kohë reale, qytetarët në vendet perëndimore kanë gjetur një mënyrë për të vënë nën presion organet e pushteti lokal dhe ato qendror.

Këtë gjë janë duke e bërë me ndihmën e një një gjeneratë të re sensorësh të ajrit. Ata janë të vegjël, të lëvizshëm, të lirë dhe janë duke revolucionarizuar matjen e ndotjes. 

Me anë të tyre ndotja e ajrit mund të matet në çdo pjesë të qytetit në mënyrë shumë të saktë. Cilësia a ajrit ndryshon nga zona në zona. Nëse jeton në një zonë të ndotur, por stacioni i matjes nga institucionet e zyrtare është larg, mund të mendosh që po thith ajër të mirë, por në të vërtetë je i ekspozuar ndaj ajrit të ndotur.

Duke parë se në faqet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Bashkisë së Tiranës dhe Institutit të Shëndetit Publik nuk ka asnjë të dhënë në kohë reale për cilësinë e ajrit të Tiranës menduam të blemë një aparat të tillë.

Aparati mat përqëndrimin e dy ndotësve kryesorë të zonave urbane: grimcat e ngurta (PM) ose PM10 (1/8 e trashësisë së fijes së flokut të njeriut) ose PM2.5 (1/20 e trashësisë së fijes së flokut të njeriut). 

Këto grimca kaq të vogla çlirohen në ajër në formë të lëngët apo të gurtë dhe përbëjnë pluhurin, blozën dhe tymin. Burimet e grimcave të ngurta janë makinat, fabrikat, aktivitetet ndërtuese, zjarret, erërat që ngrenë pluhurin dhe bimësia. Grimcat e ngurta, veçanërisht PM2.5, mund të depërtojnë thellë në mushkëri duke dëmtuar indet dhe zvogëluar funksionet e saj. 

Në matjen e parë që realizuam në mbrëmjen (18:00) e 23 nëntorit në sheshin Avni Rustemi niveli i PM2.5 ishte 220.6 µg/m3 dhe niveli i PM10 ishte 297.2 µg/m3. Marzhi i gabimit të kësaj aparature është ±15μg/m3.

10 minuta më pas në bëmë edhe një matje në qender të dhe rezultoi se niveli i PM2.5 ishte 88 µg/m3 dhe niveli i PM10 ishte 87.1 µg/m3.

Ndërkohë sipas standarteve të Bashkimit Evropian niveli mesatar vjetor i PM2.5 duhet të jetë 25 µg/m3 ndërsa PM10 40 µg/m3.

Të dhënat për qendrën e Tiranës janë shumë më të ulëta se sa ato në sheshin Avni Rustemi dhe tregojnë se cilësia e ajrit nuk është e njëjtë në të gjithë qytetin.

Prandaj është shumë e nevojshme që monitorimi i cilësisë së ajrit të bëhet në shumë pika, atje ku njerëzit levizin dhe marrin frymë, dhe nëse ajri rezulton i ndotur qytetarët tu shmangen atyre zonave./ Citizens Channel

Etiketa: ndotjandotja e ajrit
Pas

Kapja e më shumë se 2 ton drogë, reagon Ministria greke e Mbrojtjes: Goditëm një rrjet të madh

Para

Shpërthen në ecje një makinë pranë ISSH-së në Vlorë, i ishte vendosur eksploziv

Para
Makina që shpërtheu nga eksplozivi në Vlorë drejtohej nga 25-vjeçar, djali i biznesmeni (VIDEO)

Shpërthen në ecje një makinë pranë ISSH-së në Vlorë, i ishte vendosur eksploziv

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.