Një ditë pas rënies së zjarrit në fabrikën ‘Everest’ të riciklimit të mbetjeve në Kashar, situata vijon të mbahet në kontroll nga zjarrëfikësit me ujë dhe me shkumë në pjesë të caktuara të djegies.
Shefi i sektorit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati, thotë për mediat se Agjencia e Mjedisit duhet të kërkojë inspektim të nivelit të ndotjes dhe banorët duhet të marrin masa.
“Tek banorët e zonës mund të ketë teshtima, lot në sy, vështirësi në frymëmarrje. Këtyre u rekomandohet që të qëndrojnë sa më larg perimetrit të zonës dhe mundësisht të mos hapin dritaret e zyrave ku punojnë dhe banesave ku jetojnë. T’i kenë ato të mbyllura.” – ka këshilluar Luzati banorët e zonës për situatën e krijuar të ndotjes.
(E.L./Faxweb)