Qytetarët e Lezhës shprehin shqetësim shumë të madh për dëmtimin e lumit Drin nga mbeturinat dhe ujërat e zeza.
Gazetari i Fax News Martin Marku thotë që qytetarët ankohen për erën e rëndë që ka lumi gjatë kohës që ata lëvizin në shëtitore, dhe sipas tyre kjo është kthyer në një gjë bezdisëse.
Një nga arsyet e ndotjes së lumit sipas qytatarëve është dhe hedhja e mbeturinave në lum nga vetë njerëzit.
Peshkatarët e zonës janë një grup shumë i prekur nga ky dëmtim që po i bëhet ekosistemit. Ata shprehen se një situatë e tillë në Lumin Drin nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe se po zhduken gjallesat dhe peshqit nga ndotja e lumit.
“Kjo gjendje që është sot nuk ka qenë asnjë herë. Drini po del jashtë shtrati. Njerzëzit hedhin mbeturinat në lumë. Është dëmtuar shumë.
Nuk ka më peshk për ta tregtuar. Peshku i Gjuhëzës nuk është më, nga ujërat e zeza, ashtu sikurse dhe Trofta që të rritet do vetëm ujë të pastër. Ndotja ndikon dhe në shumimin e peshkut”. u shpreh një peshkatar. (J.B/faxweb.al)
Discussion about this post