01:27 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ndotja e plazhit të Ksamilit, shpërthen deputeti i PS: Të nisin hetimet ndaj përgjegjësve

17:20 | 26/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndotja e plazhit të Ksamilit, shpërthen deputeti i PS: Të nisin hetimet ndaj përgjegjësve

Deputeti i Partisë Socialiste për Sarandën, Alket Hyseni ka reaguar lidhur me ujërat e zeza që janë hedhur  në bregdetin e Ksamilit.

 Hyseni i ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të fillojnë menjëherë procedimin penal, gjetjen e autorëve përgjegjës të kësaj masakre mjedisore.

Reagimi i plotë:

Jam shumë i shqetësuar dhe i indinjuar nga situata skandaloze në Ksamil, si rezultat i shpërthimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.
Duke i bërë thirrje urgjente Bashkisë Sarandë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që të stabilizojnë menjëherë situatën alarmante, kërkoj me forcë nga organet ligjzbatuese, që të fillojnë menjëherë procedimin penal, gjetjen e autorëve përgjegjës dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore, penale dhe civile, të shkaktarëve të kësaj gjendjeje, të cilët me cilësinë e dobët të punimeve, projektin e devijuar apo keqpërdorimin e fondeve, rezultojnë të përfshirë në këtë aferë ulëritëse, me pasoja të rënda për shumë biznese të zonës, për qytetarët, si dhe për dëmtimin e imazhit turistik të Kasmilit dhe gjithë Shqipërisë.
Nga ana tjetër siguroj çdo të dëmtuar nga kjo situatë, që do të jem në ballë të përpjekjeve për rikuperimin e pasojave dhe dëmshpërblimin e tyre.
Keqardhje dhe ndjesë për çdo pushues që përjeton këtë situatë në kulmin e sezonit turistik në plazhet më të bukura të rivierës sonë.
(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: Alket HyseniKsamilpsujërat e zeza
Pas

“Djali im së shpejti do të bëhet baba”, rrëfehet nëna e aktorit që i shpëtoi atentatit

Para

“Më ndihmoni ju lutem”, 21-vjeçari që vrau babanë e plagosi nënën thërriste i dëshpëruar pas krimit (DETAJET)

Para
“Më ndihmoni ju lutem”, 21-vjeçari që vrau babanë e plagosi nënën thërriste i dëshpëruar pas krimit (DETAJET)

“Më ndihmoni ju lutem”, 21-vjeçari që vrau babanë e plagosi nënën thërriste i dëshpëruar pas krimit (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.