04:08 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ndotja me fekale në Ksamil, deputetja e PD-së: Kryeministri turist investoi me klientelë, Prokuroria të hetojë

19:05 | 27/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama thirrje grave matjane të votojnë PS, deputetja e PD i kujton Shukri Xhelilin

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me ngjarjen në Ksamil, ku rrugët dhe bregdeti u dotën me ujëra të zeza.

Çupi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka investuar në këtë qytet me klientelë dhe me favorizime.

“Tollumbacja e bumit turistik shpërtheu në kulmin e sezonit turistik dhe në zonën më të frekuentuar të Shqipërisë. Faktet vërtetojnë se kjo qeveri e korruptuar, nga Kryeministri deri te kryetarët e tij të bashkive, investojnë me klientelë dhe me favorizime.”, reagon Çupi.

Ujërat e zeza që dolën në sipërfaqe si pasojë e plasjes së një tubi përveçse kanë ndotur detin kanë përmbytur dhe rrugët aty ku kanë shpërthyer një ditë më parë. Pamjet janë vërtetë shqetësuese për një vend si i yni i cili synon të tërheqë sa më shumë turist falë natyrës së bukur, ndërsa infrastruktura e dobët shkatërron gjithçka.

Sakaq, pas ngjarjes Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka gjobitur Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kalanizimeve pranë Bashkisë së Sarandës në masën e 5 milionë lekëve të vjetra.

REAGIMI I PLOTË I ÇUPIT

Kryeministri Turist

Tollumbacja e bumit turistik shpërtheu në kulmin e sezonit turistik dhe në zonën më të frekuentuar të Shqipërisë. Faktet vërtetojnë se kjo qeveri e korruptuar, nga Kryeministri deri te kryetarët e tij të bashkive, investojnë me klientelë dhe me favorizime.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe investimi në Ksamil, që solli ndotjen e detit , dështimin e sezonit turistik në këtë zonë si për turistët dhe biznesin. Kjo është edhe arsyeja që renditemi pas Ruandës për cilësinë e investimeve. Turizmi nuk zhvillohet me fasada , palma , pedonale apo forma të tjera grimi. Turizmi zhvillohet me investime cilësore në Rrugë , ujesjellës-kanalizime apo vepra publike të tjera që rritin cilesinë e jetës.

Partia Demokratike me kohë i ka parashikuar këto rezultate të padëshiruara për turizmin e vendit tonë. I bëj thirrje Prokurorisë dhe organeve audituese të hetojnë çdo lek të buxhetit të shtetit të abuzuar në dëm të imazhit turistik të vendit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Dhurata Cupi
Pas

Shkonin nga Italia në Zvicër si turistë, arrestohen grupi shqiptar

Para

“Strategjia si mund të mposhtet ISIS”, ministri Dritan Demiraj përuron librin e ri

Para
Demiraj mesazh punonjësve të policisë dhe për zgjedhje, thirrje qytetarëve: Denonconi çdo shkelje ligjore

“Strategjia si mund të mposhtet ISIS”, ministri Dritan Demiraj përuron librin e ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.