Aktivisti Zirkon Disha i ftuar në Fax News u shpreh se marrja flakë e fabrikës dje në Kashar ka krijuar një dëm shumë të lartë ekoologjik.
“Ajo që ndodhi dje është quajtur si incident ndërkohë që është një krim i pastër ekologjik. Është një krim i cili ka ndodhur në kryeqytet, ditën e dielë, një ditë pushimi, dhe duke qenë ditë pushimi nuk dihet si ka ndodhur e gjithë situata. Prokuroria duhet të kishte bllokuar të gjithë vendin dhe duhet të bënte hetimin e saj nëse ishte askident apo e inskenuar, pra e bërë me dashje. Është për t’u theksuar fakti që nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Inisituti i Shëndetit Publik. Nuk ka reaguar asnjë institucion. Duhet të ishte shpallur gjendjen e emregjencëns. Qytetarët duhet të largoheshin nga kjo zonë. Ka një dështim të shtetit, dhe është për t’u përgëzuar vetëm puna e zjarrfikësve. Kjo është një katastrofë e pastër ekologjike.
E gjithë situata ka qenë mungesë kontrolli e organeve kompetente. Ato gjithmonë nxjerrin biznesmenë për të mbrojtur tezat e tyre, kur në fakt duhet të mbrohen nga specialistë. Pronari i fabrikës ka qenë një nga zërat më pro për importimin e mbetjeve. Ky rasti që po flasim është rasti flagrant një incernatori i pa kontrolluar. Zakonisht në zonë ka pasur ndotje të lartë. Ky është një rast që duhet të alarmojë shqiptarët.
Banorët e zonës normalisht duhet të kenë mbrojtjen dhe kujdesin nga institucionet qeverisëse. Një pjesë e banorëve duhet të ishin evakuar, pasi substancat që u përhapën në ajër kanë përmbajte kanocoregjene.”
(M.Q/Faxweb)