01:57 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndotja nga plastika, sa i kushton Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe peshkimit

13:00 | 07/07/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndotja nga plastika, sa i kushton Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe peshkimit

Ka një total prej 139 milionë tonësh plastikë në oqeanet, detet dhe lumenjtë e botës, duke përfshirë artikullin numër një më të shpërdoruar në botë: filtrat e cigareve me një përdorim.

Dhe ndërsa ne e dimë se mbetjet plastike kanë ndikim masiv mjedisor, cilat janë kostot ekonomike të lidhura me to?

Duke përdorur vlerësimet e zhvilluara nga Deloitte për The Ocean Cleanup, të dhënat paraqesin koston e ndotjes nga plastika.

Kosto e ndotjes nga plastika

Studimi i Çmimit të Ndotjes Plastike të Deloitte (Price Tag of Plastic Pollution) për vitin 2019, përdor një model vlerësimi për kostot ekonomike të mbeturinave ujore, të cilat zakonisht rrjedhin nga lumenjtë për në dete dhe oqean.

Vlerësimet që rezultojnë për 87 vende mbulojnë kostot e drejtpërdrejta të qeverisë dhe të ardhurat e humbura nga turizmi, peshkimi dhe akuakultura.

Për Britaninë e Madhe, për shembull, kostot direkte të përballuara nga qeveria, ishin midis 7.1 dhe 31.7 milion dollarë, por raporti vlerësoi se kostot totale ishin midis 29.6 dhe 266.2 milion dollarë.

Deloitte dhe Ocean Cleanup, zgjodhën vendet në bazë të dendësisë së mbetjeve të rrugëve ujore.

 

Ndotja nga plastika në vendet bregdetare

Çdo vit, ndotja nga plastika u kushton vendeve bregdetare midis 6.0 dhe 19.2 miliardë dollarë.

Kostot direkte të pastrimit të vijave bregdetare, rrugëve ujore, marinave dhe porteve, luhaten midis 5.6 dhe 15.0 miliardë dollarë shpenzime qeveritare.

Por, kostot e pastrimit nuk janë ndikimi i vetëm. Plazhet e ndotura dhe mbeturinat, gjithashtu kanë ndikim në turizëm, që vlerësohet të jetë midis 237.8 milionë dhe 2.4 miliardë dollarë.

Dhe ndërsa dëmi për ekosistemet detare, nuk mund të përllogaritet, kostoja për peshkimin dhe akuakulturën, dhe komunitetet që varen prej tyre, është reale, midis 114.4 milion dhe 1.9 miliardë dollarë në vit.

Sa i kushton Shqipërisë?

Kostoja e ndotjes nga plastika në sektorin e turizmit në Shqipëri përllogaritet të jetë midis 150 000 dhe 1 480 000 dollarë.

Në sektorin e përshkimit dhe akuakulturës, kostot e ndotjes së shkaktuar nga plastika, përllogaritet të jetë nga 20 000 deri në 450 000 dollarë.

Ndërsa shpenzimet qeveritarë për trajtimin e mbeturinave plastike, janë nga 130 000 deri në 490 000 dollarë.

‘Lumenjtë’ e ndotjes nga plastika

Por, nga vijnë gjithë këto mbeturina plastike?

Sipas vlerësimeve më të fundit, deri në 1656 lumenj, kontribuojnë në 80% të ndotjes plastike në oqeane. Ky studim i vitit 2021, përditëson vlerësimet e mëparshme, që fajësuan vetëm një pjesë të vogël të lumenjve.

10 lumenjtë kryesorë janë të gjithë në Azi. Azia është shtëpia e shumicës së popullsisë së botës dhe e shumë vendeve në zhvillim, me sisteme të dobëta të menaxhimit të mbetjeve. Shumë pjesë të Azisë, veçanërisht në juglindje, kanë gjithashtu reshje të mëdha, të cilat janë një faktor kontribuues.

Afërsia me qytetet është gjithashtu e rëndësishme, siç është distanca me bregdetin. Në fakt, tre lumenjtë kryesorë, që transportojnë më shumë mbeturina plastike, kalojnë nëpër qytetet kryesore bregdetare Manila, Kuala Lumpur dhe Mumbai.

Si rezultat, jo vetëm që Azia është burimi më i madh i ndotjes nga plastika, 81% e ndotjes në të gjithë botën, por gjithashtu ka kostot më të larta direkte dhe indirekte nga ndotja nga plastika, midis 5.4 dhe 16.4 miliardë dollarë në vit.

Çfarë duhet bërë?

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD), vlerësoi se ndotja globale nga plastika, mund të trefishohej në 1.0 miliardë ton deri në vitin 2060.

Dhe ndërsa ata vlerësojnë se pjesa e plastikës, që i shpëton sistemeve të menaxhimit të mbetjeve, do të bjerë nga 22% (2019) në 17% (2060), kjo është ende një sasi shumë e madhe.

Nuk është për t’u habitur, që kanë filluar fushatat kundër përdorimit të produkteve plastike me një përdorim, ndërsa shumë qeveri kanë ndërmarrë masa. Bangladeshi ishte vendi i parë, që ndaloi qeset plastike në vitin 2002, ndërsa SHBA-ja ndaloi mikroplastikën në produktet e kujdesit personal në 2015, e ndjekur nga MB (2018), Kanadaja (2018) dhe më pas Kina (2020-2022).

Në nivel ndërkombëtar, 170 vende ranë dakord së fundmi, që të kenë një draft të parë të një traktati global të plastikës, gati deri në nëntor 2023.

Po rritet lëvizja kundër filtrave plastikë të cigareve

Filtrat plastikë të cigareve, të cilët rregullisht kryesojnë pastrimin vjetor ndërkombëtar të bregdetit të Ocean Conservancy, janë gjithashtu nën shqyrtim.

Direktiva e BE-së për plastikën me një përdorim, nuk ndaloi plotësisht filtrat plastikë, por vendosi masa reduktuese ndaj tyre. Gjermania, nga ana tjetër, së shpejti do t’u kërkojë prodhuesve të plastikës, që të paguajnë për të financuar një fond qendror pastrimi.

Kjo nismë, pritet të sjellë 450 milionë euro, vetëm gjatë vitit të parë dhe ndikon tek prodhuesit e kontejnerëve të pijeve, të paketimeve për produktet ushqimorë dhe gjithashtu, filtrave të cigareve. / Visual Capitalist pështatur nga Monitor/

Pas

“Çmendet” 70-vjeçari, qëllon me pushkë tre të mitur, dyshohet se…

Para

Dhunuan barbarisht dy qytetarë, RENEA aksion te fisi Rraja! 4 të arrestuar, 8 persona shoqërohen në komisariat

Para
Pamjet e dhunës barbare, si vëllai i deputetit Ramazan Rraja i vë armën në kokë qytetarit, të tjerët i gjuajnë pa pushim

Dhunuan barbarisht dy qytetarë, RENEA aksion te fisi Rraja! 4 të arrestuar, 8 persona shoqërohen në komisariat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.