Prej disa ditësh Ministrja e Arsimit Mirela Karabina ka hyrë në një betejë të hapur me sekretarin e përgjithshëm Plarent Ndreca.
Kjo pasi ajo ka firmosur shkarkimin e tij, mirëpo për Ndrecën kjo është një çmenduri juridike.
“Është një çmenduri juridike në shpërdorim të pastër të detyrës nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit. Trillim i pastër i faktit që unë jam në procedim penal.
Nuk ka asnjë procedim penal ndaj meje. Ministrja e Arsimit nuk ka asnjë kompetencë pezullimi për sekretarin e përgjithshëm të MAS. Unë jam në detyrë e do të vijoj të jem në detyrë pa asnjë lëkundje në mbrojtje të institucionit ku unë punoj.” – u shpreh dje Ndreca.
Ndërkaq sot ai ka publikuar dhe dokumentet që tregojnë se Ministrja nuk ka zbatuar as kërkesat e ligjit për shkarkimet. Ai sqaron se shkarkimi i sekretarit nuk është tagri i Ministres.
Nga Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes tashmë vjen dhe versioni zyrtar: Urdhëri i shkarkimit të Ndrecës është i paligjshëm.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka një përgjigje edhe për akuzat e ish-kryeministrit Berisha ku thoshte se ka qenë pikërisht Ndreca që ka shpërndarë tezat e provimit të Gjuhë-Letërsisë.
“As nuk e kam lexuar fare, po broçkulla siç i bën ai janë.” – tha Plarent Ndreca
Gjithashtu ministrja Mirela Karabina ka bërë edhe një denoncim për të në Prokurori me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. (E/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2125″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]