14:58 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndreu: 95% e policisë, që në kohën e PD. Opozita e ka kujtesën të shkurtër kur e akuzon për kriminalizim

19:07 | 19/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndreu: 95% e policisë, që në kohën e PD. Opozita e ka kujtesën të shkurtër kur e akuzon për kriminalizim

Deputeti socialist Pjerin Ndreu, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, i ftuar në studion e Fax News, është shprehur për vettingun në Policinë e Shtetit.

“Asnjëherë Policia e Shtetit nuk ka qenë në fund por gjithmonë në krye të aksioneve. Ka probleme por asnjëherë nuk duhet ta shesim e ta tregojmë siç bëjnë disa eksponentë të opozitës si polici e inkriminuar, pa integritet, etj. Ka stabilitet në elitën policore,vitet e fundit pavarësisht problemeve.”

Deputeti Ndreu u shpreh se 95% e efektivëve të policisë kanë qenë në shërbim, gjatë të dyja qeverisjeve të majta e të djathta, ndaj është papërgjegjshmëri nga opozita që ta etiketojë policinë kaq rëndë.

“Vettingu do të bëhet për të gjithë punonjësit e policisë dhe të gjitha strukturat nga më e larta tek më e vogla. Skaneri i vettingut ka të bëjë së pari me deklarimin e pasurisë. Ka drejtues policie që nuk i justifikojnë ato dhe do të shihen në këtë pikë. Së dyti do të shihet integriteti i personit në mjedisin e punës. Dhe pika e tretë e vettingut do të jetë vlerësimi i profesionalizmit të punonjësit të policisë në vendin e punës si dhe profesionalizmi në raport me publikun.” – vijoi ai.

“Jam pak skepik për përfshirjen e gardës së republikës në këtë proces. Kjo nuk do të thotë se garda nuk ka element të lidhur me krimin por ka mekanizma të tjerë përmes të cilëve të vlerësohet. Nuk duhet të harrojmë se elementët e gardës nuk janë për shërbim publik por për ruajtje institucionesh e rezidencash. Garda nuk prodhon absolutisht asnjëlloj efekti në marrëdhënie me publikun.” – tha Ndreu.

“Vettingu gjithashtu do të amnistojë punonjësit e larguar nga puna. Ministria e Brendshme u jep mundësinë që të futen në procesin e vettingut atyre që gjykata u ka rrëzuar motivacionin e largimit nga puna. Pasi të kalojnë këtë proces, në varësi të rezultatit, ata mund të futen në punë. Nuk mund t’i ndalosh asnjë punonjësi policie që nuk është dënuar me vendim gjykate, mundësinë të rikthehet në punë.”

“Mendoj se vazhdimisht me reformat policore është abuzuar pak. Nëse flasim për vetting, e kam ngritur edhe sot në komision, ajo që më shqëtëson është evidentimi i shkakut pse policia vuan këto simptoma. Politika shqiptare majtas e djathtas e ka dëmtuar atë. Policia është ndrydhur sepse duart e politikës janë futur deri në aksionet e policisë. Politika është strumullari i katrahurrës në Policinë e Shtetit. Garancitë e mosndërhyrjes në Polici duhet t’i japë politika përmes gjetjes së ekujlibrit në komision.” – tha deputeti socialist Pjerin Ndreu

(E.L./Faxweb)

Pas

Duterte për seksin me prezervativ: Si të hash një karamele me gjithë mbështjellëse!

Para

Patozi reagon ndaj Bashës: Kur nuk flet, fiton më shumë sesa kur bën sikur e ke seriozisht!

Para
Kritikët e Bashës takim në Durrës: Të shpëtojmë PD-në

Patozi reagon ndaj Bashës: Kur nuk flet, fiton më shumë sesa kur bën sikur e ke seriozisht!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, 9 vatra të raportuara, 5 të shuar dhe 4 ende aktive

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

Shpërthimi si “bombë” që tronditi Romën, të paktën 40 të plagosur, evakuohet zona

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Finalizohet operacioni “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.