02:16 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ndreu duhej të ishte në Burg”, Ndocaj: Si po e bën fushatën polici miliarder

20:19 | 26/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ndreu duhej të ishte në Burg”, Ndocaj: Si po e bën fushatën polici miliarder

Kandidati për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj është për shtyrjen e zgjedhjeve, kundër dekretit të Metës për mënyrën që sipas tij u bë dhe kundër socialistëve që blejnë vota përmes thasëve të miellit, lekëve, presioneve e shantazheve, e mbi të gjitha nuk i kursen denoncimet e forta për kandidatin rival “policin miliarder” (siç e quan ai), Pjerin Ndreun.

Ai premton se do ti mbroj votat e tij në të kundërt paralajmëron komisionerët se nuk do të kenë asnjë shans të dalin nga dera me vota të manipuluara.

Ndërkohë sa i përket përgjimeve të publikuara nga Bild ku përfshihet edhe rivali i9 tij në garë, Pjerin Ndreu, Ndocaj tha: “Pas përgjimeve Ndreu duhej të ishte në arrest po të kishim një prokurori të përgjgjeshme, por ai fillon përsëri fushatën me njerëzit që ka lëshuar në terren me kërcënime, me telefonata për heqje nga puna”.

Ndërkohë për kërcënimet që ka denoncuar publikisht që Ndreu ka bërë ndaj tij, Ndocaj tha se kanë ardhur nga format më të ndryshme ndaj të cilave ka depozituar edhe padi penale.

“Unë kam ngritur padi në prokurorinë e Lezhës për presion dhe kërcënim për tërheqje nga gara. Më kanë marrë me urdhër të tij dhe jo ai drejtëpërdrejt. I kam referuar të gjitha detajet në Prokurorinë e Lezhës, vazhdon kërkimi i individit që më ka telefonuar, pasi më ka marrë edhe me numër të identifikuar. Jam i bindur që Lezha nuk do të votojë për këto banda që i kanë zënë frymën gjithë qytetarëve. Qytetarët e Lezhës më kanë mbështetur, një pjesë e tyre ndihen të kërcënuar nga format më të ndryshme. Mendoj se këtë radhë kjo nuk do të funksionojë dhe zoti Ndreu nuk do të drejtojë Lezhën. Unë do doja që çdo qytetarë të udhëhiqet nga njerëz që i zgjedh vetë dhe jo të caktuar”.

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, Ndocaj tha se nuk është kundër kësaj ideje pasi sipas tij, do t’ju shërbente të gjitha palëve për të gjetur veten.

“Nuk jam kundër shtyrjes së zgjedhjeve qoftë edhe për 45 ditë që secili të gjejmë veten. Duhet të ketë një bashkëjetesë politike ashtu siç kemi bashkëjetesë fetare”.

Ndocaj nuk la pa përmendur edhe takimet elektorale të kryeministrit ku shoqërohet nga prezenca e lartë e forcave të sigurisë.

“Një kryeministër që rrethohet gjithandej dhe kudo që shkon me polici, gardë dhe eskortë ai ruhet nga diçka, nga kush ka frikë, nga shqiptarët. Po a nuk e votuan me 1 milionë shuplaka? Kështu ruhet vetëm presidenti i Amerikës”.

Ndërkohë për akuzat e shit-blerjes së votave në Qarkun e Lezhës por edhe të presioneve ndaj qytetarëve, Ndocaj jep shembuj konkret: “Një familje në Balldren është kërcënuar me këtë mënyrë, ose më jep votën ose ta marr me zor. Ndreu duhet të jetë i pandehur sot dhe jo të shkojë derë më derë duke bërë presion ndaj qytetarëvve. Këta janë komunista, këta s’njohin as fe, shkojnë me kryq në dorë dhe i detyrojnë njerëzit të betohen që do t’i votojnë. Në disa zona është mbushur një dyqan plot me miell që e shpërndan për votuesit. Do bëj çmos ta siguroj këtë video ku shihen të gjitha këto skenarë. Unë do të mbështesja një kandidat të djathtë vetëm që Ndreu të mos dalë deputet sepse ndaj tij ka fakte se si I ka marrë votat. Dalin deri në 3 të mëngjesit për t’i shqetësuar qytetarët, për ti korruptuar”.

Ndocaj I kujton rivalit profesionin si dhe mënyrën se si sipas tij u bë miliarder.“Vizion nuk ka, fundja është një polic dhe nga polic u bë miliarder. Ai duhet ti justifikojë lekët, pasi ka marrë ish-kampin e Pionerëve “Rafaelo” në Shëngjin, e privatizoi dhe pastaj e shiti. Këto janë shumë ngjarje që duhet të hetohen. Absolutisht që s’do ta kalonte vettingun po t’i nënshtrohej”.

Ndocaj (ish-deputet i Partisë Socialiste që hyri në Kuvend si demokristian), ripërsëriti qëndrimin për shtyrjen e zgjedhjeve si dhe sqaroi kushtet në të cilat ndodhet vendi. “Duhet të shtyhen zgjedhjet dhe të kemi një ligj të ri për të gjithë këta kandidat siç meritojnë qytetarët, atëherë do të ishte e barabartë dhe e rregullt. Ne nuk kemi pasur asnjëherë kushtet normale për zgjedhje normale”.

Për dekretin e Metës kandidati për bashkinë e Lezhës ka akuza të forta: “Dekreti i Metës është totalisht anti-kushtetues dhe nuk jam në një mendim me socialistët por me Kushtetutën. Presidenti ka konflikt interesi. Presidenti ka në dorë të shpërndajë Parlamentin sepse nuk është legjitim, nuk është i  plotë dhe funksional, këtë mund ta bëjë Presidenti por jo të ç’dekretojë zgjedhje. Ilir Meta mund të bëjë marrëveshje me Kryemadhin dhe Bashën për të caktuar një datë të re politike, asgjë tjetër nuk bën dot. Ai është i veshur me akuza të bëra nga vetë Berrisha, të shkarkohet një ditë e më parë sepse nuk na nderon. Unë prisja të shkonte para drejtësisë dhe këta e bënë më të mirin”.

Ndocaj  tregoi se ku do të votojë dhe gjithashtu ka edhe një mesazh për qytetarët: “Unë do të votoj në Komunën e Kolshit, në fshatin Manati, aty jetoj. Kam një thirrje për shqiptarët që të mos shkojnë në vëlla-vrasje për partitë. Kurrë ata s’kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin politikanët por vetëm shfaqje televizive”.

Nuk mungoi nga ish-deputeti kaubojs i  njohur për origjinalitetin dhe sinqeritetin në të shprehur edhe një paralajmërim për rivvalin por edhe për komisionerët.

“Me datën 30 unë jam në garë me Pjerinin, nëse ai merr votë me meritë, ta marr dhe ta gëzoj por nëse e merr në atë mënyrë siç po bën ai nuk do ta gëzoj asnjë çast. Kam shumë besim tek komisionerët që s’do e prekin votën timkë, sepse pastaj nuk do e kenë shansin të dalin nga dera me votën time të manipuluar dhe duke qenë se nuk kemi drejtësi ky nuk është një kërcënuiim por një premtim”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/361694951156801/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: eduart ndocaj
Pas

PD deklaratë të jashtëzakonshme: Në Dibër janë shpërndarë pistoleta dhe automatikë, ja burri i kujt ministre është implikuar në ‘dosjen 184’

Para

‘Unë uroj reflektim’, zyrtari i lartë i KiE: Nuk ekziston demokracia pa opozitë dhe pa Gjykatë Kushtetuese

Para
‘Unë uroj reflektim’, zyrtari i lartë i KiE: Nuk ekziston demokracia pa opozitë dhe pa Gjykatë Kushtetuese

'Unë uroj reflektim', zyrtari i lartë i KiE: Nuk ekziston demokracia pa opozitë dhe pa Gjykatë Kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.