Trajneri i Laçit, Ramadan Ndreu është i kënaqur me pikën e marrë ndaj Luftëtarit duke parë se si shkoi dhe rrjedha e lojës.Tekniku i kurbinasve tha se pësimi i dy golave ishte një gabim nga ana e mbrojtësve që mund të ishin evidentuar.
“ Jemi përpjekur të luajmë mirë. Për 10 minuta pësuam dy gola, është e tmeshme të hash dy gola sponatan. Ishin dy gabime amatore. Ndeshjet të gjitha janë të vështira, ne kemi deklaruar dhe më parë sepse për ne çdo ndeshje është e vështirë. Krijuam volum por është loja jonë e dobët në fazën e sulmit që na penalizon. Ashtu siç shkoi ndeshja ishte e vështirë të thyenimin rezultatin, por ja dolëm të barazonim 2-2. Shpresojmë të përmirësohemi në vazhdim” – tha trajneri Ramadani.