Eksperti Ndriçim Mehmeti ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka komentuar protestat e maturantëve pas provimit të Letërsisë, si dhe daljen e tezave në rrjetet sociale, teksa të rinjtë janë ende në provime.
Mehmeti tha se minsitrja e Arsimit është e papërgjegjshme dhe deklaratat e saj kanë irrituar edhe më shumë maturantët, ndërkohë që ka shtuar se është e paprecedentë që mësuesit të ndahen në të PS-së dhe të PD-së.
“Ne kemi një protestë të maturantëve, dhe për shqetësimet që ata kanë nuk kanë marrë zgjidhje. Dje Ministrja ka dalë dhe i ka fryrë më shumë zjarrit, ishte një deklaratë skandaloze, si ka mundësi që ministrja nuk e di se këto janë provime të maturës dhe nuk janë provime kombëtare. Kush është mënyra e adminsitrimit që ti ke, përgjigjet ishin evazive, ka pasur dhe raste të tjera kur ka pasur kontestime, dhe duhet të bëhet një ndjesë publike, dhe të hiqen nga vlerësimi për atë pyetje.
Është një paaftësi kaq e madhe profesionale, është dashur kaq shumë kohë dhe ne ende nuk e dimë se kush janë hartuesit e tezave të provimeve. Duhet të ishin ftuar maturantët dhe tiu ishin sqaruar një më një pretendimet e tyre. Ne e dinim që do të kishte probleme, do të ishin provime të vështira dhe të kontestueshme, pasi ishin shumë javë humbje nga tërmeti dhe nga pandemia. Ministrja duhet të dalë dhe të kërkojë falje, për atë që kishte bërë, pasi shumë nxënësve nuk iu është garantuar transporti. Në Lezhë një mësuese më thoshte se 50% e maturantëve ishin nga fshati dhe nuk shkonin në shkollë gjatë këtyre javëve që ato janë rihapur.
Teza është bërë virale, çdo thojë tani, që e nxori opozita, dhe se paska mësues të opozitës. Është e paprecedentë që një ministre e arsimit ti ndajë mësuesit në të PD-së dhe të PS-së. Vetë ministrja nuk di të flasë shqip, në shkelje me Kushtetutën, dëgjojmë fjalën fëmiu, obligim, ndërkohë që është e ndaluar me Kushtetutë që të shtrembërohet gjuha shqipe”, tha Mehmeti.