I ftuar në studion e ‘Fax News’ për të folur mbi problematikat e arsimit të lartë, eksperti Ndriçim Memeti thotë se situata është mjaft e zymtë.
Ai tha se Shqipërisë i ka ikur truri, pasi studentët elitarë janë larguar nga vendi. Madje degët ku pothuajse janë mbushur kuotat janë ato degë që i çojnë studentët jashtë shtetit, si për shembull infermieria, ku nga 190 vende bosh, janë regjistruar 189 studentë.
“Ne kemi shifra të frikshme të atyre që ikin, që variojnë nga 6200 në 2016-2017 në 9 mijë dhe në fakt zyrtarisht janë 11 mijë, me 11 mijë studentë që të ikin, nga të cilët ne do të ishim shumë të lumtur sikur të ktheheshin 10% por nuk kthehen as 0.1%.”, tha Memeti.
“Ne jemi në kushtet që po na ikën truri, dikur bënin shaka me Artan Fugën kur thoshte se ne për 10 vite mundtë kthehemi në komb debil, sot Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin më të lartë. Pra emigracioni më I lartë elitar. Nuk bëhet fjalë për punëtor krahu. Diaspora shkencore po rritet me shifra të frikshme. Këto janë shifrat që duhet të diskutojmë sot, pse po na ikin doktorantët?”, shtoi Memeti.
Ndërkohë ai vuri në pah edhe mbylljen e disa degëve. Sipas tij shteti nuk ka politika të mira, sidomos për degët e mësuesisë.
“Ka mungesë interesimi, apo politikash? Është një çështje që e kemi studiuar këtu, u vu kusht mesatarja 7 she askush nuk foli, kemi diskutuar dhe kemi thënë se kjo do të shkatërrojë degët e mësuesisë, nuk jam kundër cilësisë, kërkojëm cilësi të lartë por kjo vihet në nivelin e dytë të studimeve, nuk mund tja kufizosh një njeriu, që ti thuash që mund të shkosh për histori ose gjeografi, por duhet ta kesh mesataren 7 se unë nuk të lë të shkosh as për marrëdhënie ndërkombëtare, as të bëhesh kryeredaktore, as për arkivën e tjerë. Nga ana tjetër duhen politika, cilat janë politikat? Këtu kemi Gjirokastrën, me zero, Vlorën e Shkodrën, në disa, jo në të gjitha, atëherë pyetja ime është se kush janë mësuesit që për 10 vjet, për 5 vjet, që do shkojnë në Pukë, në Malsinë e Madhe, në Kukës, në Tropojë, në Çermenikë, në Dibër, Dibër, e tjerë, kush do jetë? Nga ana tjetër nga do ti nisësh? Nga Tiranq, po e ke provuar ti me mjekët, sat ë vajtën. Shteti bën politika”, deklaroi ndër të tjera Memeti.
Ndriçim Memeti deklaroi se shteti duhet të subvenciononte studentët në këto degë, për të nxitur pjesëmarrjen, nga ana tjetër duhej që për këta mësues që do të dilnin për matematikë dhe fizikë, duhet të kishte një rrogë të lartë dhe të ishin preferencial për t’u punësuar.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post