08:49 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndriçim Xhepa për filmat para ’90-ës: Mund të tregohet si diktatura i përdori ngjarjet e dhimbshme e makabre

09:39 | 03/04/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndriçim Xhepa për filmat para ’90-ës: Mund të tregohet si diktatura i përdori ngjarjet e dhimbshme e makabre

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Ndriçim Xhepa, pranon se disa filma të caktuar të realizuar përpara viteve ’90, fyejnë kategori të caktuara njerëzish që janë prekur deri në palcë nga diktatura.

Megjithatë, në intervistën e dhënë për një të përditshme, ai ndan mendimin se përpara se të ndalohen këto filma, duhet të zbardhet e vërteta. Lidhur me debatin e kohëve të fundit mbi transmetimin ose jo të tyre, ai shprehet se përmes disa filmave të realizuara në ato vite, mund të tregohet se si diktatura i përdori këto ngjarje të dhimbshme dhe makabre.

“Për kategorinë e këtyre filmave që cenojnë, mund të shërbejë edhe sqarimi. Le të marrim filmin “Vitet e para”, meqë është një ndër më të diskutuarit. Mund edhe të mos shfaqen, por nëse do të shfaqen, atëherë një historian mund të shpjegojë se për cilët personazhe flet ky film dhe të tregojë historinë e vërtetë, se cilët kanë qenë ata, përse janë arrestuar e pushkatuar këta njerëz të shkolluar, që punonin për këtë vend.

Dhe kështu mund të tregosh se si diktatura e përdori këtë ngjarje të dhimbshme e makabre. Por nuk besoj se ka nevojë për shpjegim filmi “Hije që mbeten pas”, i realizuar pas vdekjes së Enver Hoxhës, që godet abuzimin, hajdutërinë te njerëz me pushtet dhe kundërshtitë brenda familjes”, është shprehur aktori ndër të tjera.

(XH.A/SHUPLAKA)

Ndriçim Xhepa
Etiketa: filmat e komunizmitndriçim xhepa
Pas

MË PIKANTET/ Si vërshoi rrjeti me komente për darkën te ‘Pazari’: Biseda të koduara të tipit mafioz

Para

Ç’kanabizimi, Manjani tregon qytetet: Ka ende policë të policisë që deshën, në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Durrës!

Para
Manjani për Balilin: Çipa që prej 17 majit 2016 kishte informacion për kërkim ndërkombëtar. Ja pse nuk arrestohet

Ç'kanabizimi, Manjani tregon qytetet: Ka ende policë të policisë që deshën, në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Durrës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.