Në mesazhin vjetor, Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përmendur aspak dëshirën e shtetit serb për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Krahasuar me vitet e kaluara kur Ëashingtoni e ka përkrahur këtë objektiv, duket se për administratën e tanishme kjo dëshirë nuk figuron fare.
Krahasuar me po të njëjtën ditë të 2016-ës kur sekretari i Shtetit të ish-presidentit Obama, John Kerry, theksoi mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Serbisë në BE, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, nuk e ka bërë.
Ai ka lavdëruar përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të promovuar reformën ekonomike dhe forcuar më tej sundimin e ligjit, si dhe përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e saj.
Të gjitha këto, ai i ka përshkruar si gurthemel të stabilitetit rajonal të zhvillimit ekonomik. (XH.A/SHUPLAKA)