05:19 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndryshime drastike në futboll, nuk ka më kartona dhe pozicione jashtë loje?

21:16 | 18/01/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshime drastike në futboll, nuk ka më kartona dhe pozicione jashtë loje?

Pak kohë më parë FIFA mori vendimin për të zgjeruar kompeticionin më të rëndësishëm që ajo organizon, Botërorin. Vendimi ishte që nga 36 ekipe numri të rritej dhe të shkonte në 48, duke iu dhënë shpresë vendeve më të vogla që një ditë të jenë pjesmarrëse në trofeun më prestigjoz të botës.

Por ndryshimet nuk ndalen këtu. Një zyrtar i lartë i FIFA-s, Marco Van Basten, ka deklaruar se ndryshime të tjera mund të pasojnë këtë sport të mrekullueshëm, që pa frikë mund të cilësohen si drastike.

Bëhet fjalë për pesë ndryshime që ka menduar ish-sulmuesi i Ajaxit dhe Milanit. Ofsajdi, kartonët, penalltitë, minutat e luajtura dhe faullet.

Në vend të penalltive, holandezi mendon të vendosë rregullin që kohë më parë Liga Amerikane “MLS” e aplikonte. Pra lojtarët do ta kenë topin nga 25 metra dhe do të kenë kohë vetëm tetë sekonda për të shënuar.

Një tjetër ndryshim mund të jetë edhe ai i kartonëve të verdhë. Në vend se lojtari të ndëshkohet me karton, ai do të largohet jashtë fushave për disa minuta.

Një ide e shkëlqyer që do t’i pëlqej shumë ekipeve është vonesa e lojës. Holandezi pretendon se zëvendësimet mund të bëhen deri në minutën e 80-të, pastaj në 10-të minutat e fundit të ketë një lojë shumë zbavitëse për tifozët.

Ideja e radhës është që futbollisti nuk ka të drejtë të bëjë më shumë se pesë faulle gjatë lojës, përndryshe ai do të largohet nga loja.

“Unë kam pasur idenë të njëjtë me lojën e basketbollit, lojtari mund të bëjë vetëm pesë faulle dhe pastaj të largohet nga fusha”, ka përfunduar Van Basten. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: FIFArregullavan basten
Pas

Ish-presidenti amerikan George Bush dhe e shoqja përfundojnë në spital

Para

Memfis Depaj largohet nga Junajted

Para
Memfis Depaj largohet nga Junajted

Memfis Depaj largohet nga Junajted

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.