Krahas ndryshimeve në radhët e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, që Kryeministri Rama dhe Ministri Çuçi njoftuan javën e kaluar, mësohet se kanë nisur lëvizjet edhe në Ministrinë e Brendshme.
Burime për Fax News thonë se është liruar nga detyra Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.
Nuk dihen ende motivet e largimit të Naqellarit nga kjo detyrë. Ajo drejtonte Agjencinë prej tre vitesh.
Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua largimi i Gjovalin Lokës nga posti i drejtorit për sigurinë publike, si dhe largimi i drejtorit të komisariatit të Kukësit Alban Çela.