Kreu i LIBRA-s Ben Blushi reagon pas lajmit për një ndryshim të mundshëm të kabinetit qeveritar. Ndërkohë që përflitet për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Blushi shprehet i kënaqur që qeveria e Rilindjes më në fund po “shkërmoqet, sipas tij.
“PËR MBETJEN E QEVERISË
Kënaqësi kur shoh sesi Rilindja po shkërmoqet. Kishim një Qeveri Publike, u kërkua një Qeveri Teknike do kemi një Qeveri Septike!”, shkruan Blushi.
Ndërkohë që diskutohej për shkarkimin e Tahirit, pak orë më parë në media u përfol edhe për një ndryshim të mundshëm të kabinetit qeveritar. Midis ministrave që pritet të largohen, u përmendën emrat e Bledi Çuçit, Mini Kodhelit, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post