Autoriteti Portual Durrës zbulon ndryshimet më të reja në dokumentacion apo në çmim për automjetet mbi 7.5 ton.
Burime për Faxnews nga APD, bejnë më dijë se hyrja e automjeteve mbi 7.5 ton në territorin portual Shoqëritë e Transportit nuk kanë asnjë detyrim tarifor ndaj APD-së.
Këto Shoqëri duhet ti drejtohen Forcës së Sigurisë Portuale FSPD më një kërkesë për Leje-hyrjeje, në të cilën duhet specifikuar lista e automjeteve, së bashku me detajet e targës dhe emrat e drejtuesve të mjeteve.
Lista duhet të jetë e shoqëruar nga Kontrata mes Shoqërisë së Transportit dhe Operatorit që kërkon këtë shërbim dhe ku detajohen të dhënat e shërbimit dhe afatet e kësaj Kontrate. APD sqaron se tarifa prej 250 lek i paguhet APD-së nga Operatori që kërkon shërbimin nga Shoqëritë e Transportit.
Sipas Drejtorisë së Ekonomisë, Financës dhe Administrimit në APD, “Tarifat të cilat aplikohen për mjetet e transportit mbi 7.5 ton (për evadim malli deri 25 ton) që kerkojnë të hyjnë në territorin e Autoritetit Portual Durrës janë si më poshtë:
Çmimet
- Automjete mbi 7.5 ton …………. 250 lekë
- Leje hyrje automjeti e përkohëshme ………. 200 lekë
E njejta Drejtori, sqaron se njëlloj edhe kamjonët që punojnë për Shoqëritë e eksport-importit dhe që shfrytëzojnë tragetet e linjave nuk ka nevojë të paisen me Leje-hyrjeje në port. Mjafton të paraqesin në hyrjet e territorit portual Biletën e udhëtimit personale dhe të kamjonit (ose njoftimin pranë FSPD-së të prenotimeve nga Agjensitë e lundrimit).
Kohët e fundit disa shoqëri transporti kanë paraqitur vetëm kërkesën me listë pa Kontratat respektive me operatorët që kërkojnë këtë shërbim-shkruan APD për të gjithë të interesuarit. Në zbatim të Udhëzimit të sipërpërmendur, Forca e Sigurise së Autoritetit Portual, nuk i lejonte të hynin brenda teritorit të Autoritetit Portual Durrës për “Mangësi Dokumentacioni”.
Hyrja mund të kryhej vetëm duke paguar tarifën për leje-hyrje automjeti prej 200 lekë të reja pa tvsh.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post