Fjoralba Caka është zëvendësministrja e re e Drejtësisë. Me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe në vendimin e Këshillit të Ministrave që u mblodh sot, Caka zëvendëson në këtë post, Teuta Vodën.
Kësaj të fundit, një javë më parë, ministrja e Drejtësisë Etilda GJonaj, i kërkoi dorëheqjen.
Voda është anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste, sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe drejtuese e fondacionit “Qemal Stafa” në PS.
Më herët ka qenë Këshilltare ligjore në Parlamentin Evropian para se të vinte në Shqipëri në 2017-ën.
Fjoralba Caka është pedagoge ne Universitetin e Tiranës.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2019/03/teuta-viodi.jpg)