Vendi i parë në botë që ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme klimaterike është Britania e Madhe. Mocioni është dorëzuar nga lideri i laburistëve Korbin, u shpreh se ky ishte vetëm fillimi.
Dhoma e deputetëve në Britaninë e Madhe miratoi një mocion të prezantuar nga opozita laburiste duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme klimatike. Mocioni përfaqëson një sukses për liderin e Partisë Laburiste, Xheremi Korbin, i cili e kishte dorëzuar personalisht në sallë. Britania e madhe është vendi i parë në botë që ndërmerr një iniciativë simbolike të kësaj natyre.
Sfida e laburistëve për qeverinë konservatore, synon ndër të tjera një nivel zero emetimesh të dëmshme para vitit 2050 si dhe rritjen e ndjeshme të burimeve të rinovueshme.
Përpara një turme ambientalistësh, Korbin u shpreh se ky mund të jetë fillimi i një serie veprimesh. Ai premtoi se do të bashkëpunojë dhe me vende të tjera për të shmangur katastrofat klimatike.