02:06 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

19:17 | 27/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

Një 31-vjeçar është ndëshkuar me masë administrative dhe është proceduar për shkak e ka thyer rregullat e reja të Kodit Rrugor.

Ditën e djeshme i riu parkoi automjetin në mënyrë të parregullt mbi trotuar, duke penguar kështu qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve në qytetin e Sarandës.

Sipas uniformave blu, 31-vjeçari u gjobit me vlerën 20 mijë lekë.

Njoftimi i policisë:

Parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, në një nga rrugët e qytetit të Sarandës, procedohet penalisht dhe gjobitet me masë administrative 20 000 lekë, 31-vjeçari.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve, konstatuan më datë 26.07.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Vangjel Pandi”, një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke bllokuar rrugëkalimin për automjete të tjera dhe për këmbësorët.

Menjëherë pas identifikimit të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. D., 31 vjeç, banues në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj tij, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, ndaj drejtuesit të automjetit tip “Benz”, u vendos edhe masë administrative në vlerën 20 000 lekë, për shkelje të nenit 159, pika 2/4, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.

Pas

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Para

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Para
Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.