13:55 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshimet në K.Penal, Adriatik Lapaj zbulon propozimet e njëanshme: Asnjë sanksion për funksionarët, dënime vetëm për qytetarët

14:20 | 15/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshimet në K.Penal, Adriatik Lapaj zbulon propozimet e njëanshme: Asnjë sanksion për funksionarët, dënime vetëm për qytetarët

Avokati Adriatik Lapaj në një lidhje me skype me Fax News ka folur për paketën e qeverisë mbi pagën e ‘luftës’ dhe kategoritë që përfitojnë ndërsa ka kritikuar mungesën e vëmendjes ndaj profesioneve tëlira, siç janë noterët dhe avokatët për të cilët tha se është bërë në mënyrë të pabarabartë.

Ai komentoi edhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal në kuadër të masave të reja ligjore ndaj personave që shkelin urdhërat e autoriteteve, duke thënë se nuk mdun të bëhen në mënyrë të njëanshme, me procedurë të përshpejtuar dhe pa marrë mendimin e ekspertëve dhe grupeve të interesit.

Lapaj tha se në propozimet e reja parashikohen sanksione për qytetarët që shkelin ligjin por jo për funksionarët që nuk kanë zbatuar në kohën e duhur masat e parandalimit të pandemisë.

“Unë bëj pjesë tek njerëzit që besojnë tek fuqia e shtetit por asgjë nuk do të jenë shkak për mos respektimin e kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj se qeveria duhet të jetë më e kujdesshme e sidomos me ndryshimet e fundit në Kodin Penal. Nëse ne nuk shqetësohemi me argumentin se rrezikohemi nga armiku i padukshëm për të shkelur kushtetutën unë nuk jam dakort dhe këtu nuk jam për të bërë populistin. Mendoj se ka vend për ndryshime në Kodin Penal që duhen shikuar. Nuk kishim pika që parashikonin situata të tilla, por ndërhyrje në formë standarte dhe jo të përshpejtuar por normale. Nuk mund të behen pa numrin e caktuar të votave në Kuvend dhe procedurës standarte pas diskutimeve me ekspertët dhe grupet e interesit. Mendoj se ndërhyrja ka qenë e njëanshme pasi parashikon sanksione vetëm për qytetarët që shkelin ligjin, por asnjë sanksion nuk parashikohet për drejtuesit që nuk kanë marra masa parandaluese të koronavirusit ndaj mjekëve, efektivëve të policise apo ushtrisë. Masat duhen marrë por në kohë për përshtatshme e në masë të përshtatshme por edhe në balancë.

Nuk jam ekonomist dhe nuk vlerësoj mënyrën se si trajtohen shtresat në nevojë, por duke vëzhguar vendet e tjera në rajon ka një masë shpenzimesh më të vogël se të gjitha vendet fqinje”, tha Lapaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Mafiozët shqiptarë/ Si vjedhin miliona lekë nga familjarët e të prekurve me koronavirus

Para

“Më kërkove shumë para…”, Cannavaro “demaskon” Balotellin “live” në Instagram

Para
“Më kërkove shumë para…”, Cannavaro “demaskon” Balotellin “live” në Instagram

"Më kërkove shumë para...", Cannavaro "demaskon" Balotellin "live" në Instagram

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

Von der Leyen për sulmin e SHBA: Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike! Tryeza e negociatave, e vetmja zgjidhje

Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Shkatërrohet organizata e drogës në Belgjikë, në pranga 10 shqiptarë. Detaje nga operacioni

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Berisha: Një zhvillim historik me ndikim të gjerë politik

Sulmi ne Iran, thirrja e Kancelarit gjerman, Merz: Irani të nisë bisedimet me SHBA-në dhe Izraelin

Sulmet e SHBA ne Iran, reagon Kremlini: Nuk është planifikuar asnjë telefonatë Trump-Putin

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.