03:55 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lehtësim i prostitucionit dhe i hashashit/ Zbardhet drafti me ndryshimet në Kodin Penal: Ulje dënimi dhe për personat që vrasin për gjakmarrje

12:58 | 02/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lehtësim i prostitucionit dhe i hashashit/ Zbardhet drafti me ndryshimet në Kodin Penal: Ulje dënimi dhe për personat që vrasin për gjakmarrje

Ministria e Drejtësisë synon që të bëjë disa ndryshime në Kodin Penal, që përfshijnë lehtësira apo shtim të masës së dënimit për persona që kryejnë vepra të ndryshme penale.

Në draftin i cili sipas Etilda Gjonajt është drejt finalizimit, parashikohet të ketë lehtësira dhe për personat që kapen me hashash deri në 10 gramë, që tani e tutje do të konsiderohet për konsum personal.

Ndryshime të tjera ajo që vihet re në draftin e Kodit Penal, është dhe një ulje e lehtë e dënimit minimal për vrasjet si pasojë e gjakmarrjes. Sot ky krim dënohet nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm, ndërsa në draft parashikohet të bëhet 25 vite deri në burgim të përjetshëm.

Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut, punonjësve të policisë së shtetit apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se 30 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Ndërsa mësohet se krimet seksuale dhe aktiviteti për pornografinë do ketë rritje dënimi.

Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi sdo të ketë dënim e as arrestim, por vetëm gjobë. Ky kod i ri fut risinë edhe tek prostitucioni, ku ushtrimi s’do të konsiderohet më vepër penale por kundravajtje pa leje.

Vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna, gjatë ose menjëherë pas lindjes, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet. Të gjitha këto ndryshime janë ende në fazën e diskutimeve me grupet e interesit, dhe nuk dihet nëse do të mbërrijnë në Kuvend brenda seancave të këtij viti.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ndryshimet ne kodin penal
Pas

I hoqën mandatin por del ”i pastër” me drejtësinë, Gjykata pushon hetimet për Valdrin Pjetrin

Para

Shtyhet Ligji për Metrologjinë/ Debati në komision midis Dervishajt dhe Denajt: Ligji lë pa kontroll privatin dhe dëmton buxhetin e shtetit

Para
Shtyhet Ligji për Metrologjinë/ Debati në komision midis Dervishajt dhe Denajt: Ligji lë pa kontroll privatin dhe dëmton buxhetin e shtetit

Shtyhet Ligji për Metrologjinë/ Debati në komision midis Dervishajt dhe Denajt: Ligji lë pa kontroll privatin dhe dëmton buxhetin e shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.