Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të dytën herë radhazi për ndryshimet në Komisionin Zgjedhor.
Komisioni ka shqyrtuar kandidaturat e propozuara për zëvendësimin e Denar Bibës. Pak minuta pas nisjes, mbledhja është ndërprerë me kërkesën e Luan Ramës të LSI-së.
Anëtarët e LSI në Komison kanë kërkuar materialet e punës.
Ligjet kanë miratuar dhe do t’i propozojnë Kuvendit për votim për kreun e KQZ-së, kandidaturën e Klement Zgurit, aktualisht anëtar i KQZ.
Ndërsa për anëtar të KQZ-së, ish-kryetarin e KQZ-së, Denar Biba dhe Brunilda Radovitin.
Komisioni i Ligjeve do të propozojë edhe kandidaturën për Avokatin e ri të Popullit, që është Erinda Ballanca.
Por gjatë mbledhjes ka patur debat mes Luan Ramës dhe Vasilika Hysit mbi diosjet dhe CV-të e kandidatëve. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post