Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur 6 ndryshime në kupolën drejtuese të institucionit që ai drejton. Ndryshime ka pasur në Drejtorinë e Korçës, Beratit, në drejtorinë e Kufirit në Korçë, drejtorinë e Kufirit në Gjiokastër dhe Tiranë, dhe në drejtorinë e Fierit.
Ndryshimet në policitë e kufirit duket të jenë të lidhura ngushtë dhe me lajmet e ditëve të fundit, ku vetë efektivët më të lartë kanë qenë të përfshirë në trafikun e klandestinëve nga vendet e lindjes së mesme drejt atyre të BE-së.
Faxweb.al zbardh të gjitha emrat që janë zgjedhur në poste drejtuese: Ferdinad Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i Policisë Korçë. Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat. Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë
Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër. Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë. Bledar Çeliku emerohet drejtor i policise Fier. (E.K/Faxweb.al)