Fax News siguron projektligjin për disa ndryshime në ligjin për Pólicinë e Shtetit. Propozohet krijimi një Komiteti Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Lùftën Kundër Krimit të Organizuar. Ndryshimet parashikojnë përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes
Ndryshimet parashikojnë përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë Ndryshimet parashikojnë mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale
Përdorimi i pajisjeve për përgjim bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore
Ndryshimet propozohen që të bëhen në nenet 84 dhe 131 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”
Ndryshimet janë propozuar nga Këshilli i Ministrave, pritet të kalojë në komisionet parlamentare
Komiteti kryesohet nga ministri i Brendshëm, ka në përbërje edhe ministra të tjerë.