Në dalje të SPAK, ku ishte thirrur në cilësinë e personit që kishte dijeni për çështjen e privatizimit të “Partizanit”, Taulant Balla nuk pranoi që të komenonte ndryshimet e bëra në qeveri.
“Po mos ma humbni lajmin për këtë…”, u shpreh shkrurtimisht Balla kur u pyet për ndryshimet në qeveri.
Mëngjesin e sotëm, Edi Rama vendosi të shkarkojë Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeminsitrit, dhe ia besojë këtë detyrë ministres së plotfuqishme Belinda Balluku, e cila kohët e fundit njeh vetëm shtim të përgjegjësive.
Ahmetaj u shkarkuar dhe nga posti i ministrit të shtetit për rindërtimit, duke e përshtatur këtë pozicion për negociatat me BE. Tashmë Shqipëria do të ketë një ministre shteti për negociatat me BE, duke shkarkuar nga detyra që mbante edhe Zef Mazin.
Socialistët kanë preferuar që të kalojnë në heshtje këtë shkarkim të Ahmetajt, që në korridore flitet si lëshimi i radhës i Ramës, për një personazh që mund të përballet me drejtësinë, në lidhje me aferën e shumëpërfolur të inceneratorëve.