Kreu i grupit te PD Gazment Bardhi ka reaguar menjehere pas ndryshimeve ne qeveri.
Ai permes nje statusi ne rrjetet sociale Bardhi i pergjigjet kryeministrit Edi Rama , duke e quajtur ate genjeshtare qe ka marre peng te ardhmen e shqiptareve, permes vjedhjes se zgjedhjeve dhe korrupsionit qe sipas Bardhit, Rama e quan reformë.
Statusi i plote i Gazment Bardhit:
Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:
të vërtetën e quan helm;
korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm;
kriminelin e quan deputet;
vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.
Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.