Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur për mediat pas votimit për Asamblenë e re Kombëtare të socialistëve.
Klosi u shpreh se sot numërohen në total mbi 1 mijë anëtarë në PS, ndërsa duke u ndalur te ndryshimet në qeveri ai theksoi se ato janë ekskluzivitet i kryeministrit.
“Ne jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje me urgjencë të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet.