07:01 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, Meta: Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime, frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt

14:48 | 29/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshimet në qeveri, Meta: Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime, frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Rama ka zëvendësuar 3 kukulla politike me tre të tjera anonime. Por, Meta shkon edhe më tej duke thënë se këto lëvizje në tre ministritë më të rëndësishme të vendit, Rama i ka bërë nga frika e ‘dëshmisë’ së Arben Ahmetajt.

“Retushim e djeshëm të narko qeverisë që bëri Rama në një event politik, ku ekzekutoi përfundimisht PS duke zëvendësuar 3 kukulla politike, me tre kukulla anonime, pjesë e grabitjes së deri tanishme në nivele të tjerë.

Rama nuk ndryshoi aspak filozofinë grabitëse përkundrazi por e thellon atë. Lëvizjet e befta në 3 ministritë më të rëndësishme, nuk sjellin asnjë risi, ulje taksash, rritje pensionesh, as më shumë të ardhura, as dhënie fund korrupsionit dhe as forcimin e rendit dhe sigurisë. Rama sa zëvendësoi teknikisht 3 pjesë të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave, nga frika e dëshmisë së radhës që pritet të japë Ahmetaj sot të inkriminimit të qeverisë në nivelet më të larta”, tha Meta në konferencë.

Një koment e ka edhe për propozimin e Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi, duke thënë se s;ka asnjë surprizë, pasi Kuvendi është kthyer në noter të qeverisë.

“Spiropalizimi i Kuvendit, s’ka surprizë sa kohë ky institucion është kthyer në noter të rëndomtë të qeverisë. Vetëm kërkon të formalizojë asgjësimin e parlamentarizmit, që normalisht nuk e arrin dot”, u shpreh Meta.

Meta shigjetoi edhe ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengu referuar lajmeve se ai nënshtetësi greke. Meta ngriti pyetjen nëse ai vazhdon ende të ketë nënshtetësinë greke, pasi sipas tij kjo mund të ndikojë në trajtimin e çështjes së detit me Greqinë. Sipas Metës, ai mund të marrë vendime jo në favor të interesit të vendit tonë, ndërsa aludon se mbase kjo është arsyeja përse e ka propozuar Rama.

“Ndaj as drejtori i Portit të Durrësit, hambarit që mblidhte dhe shërbente si pikë tranziti për trafikun ndërkombëtar të kokainës në mbarë botën dhe njëkohësisht një ndër autorët e aferës së tmerrshme të Alabarit me Portin e Durrësit, nuk mund t’i ndryshojë dot fytyrën ministrisë së Mbrojtjes, përkundrazi pritet ta ndotë më shumë atë. Dihet botërisht që kandidati i propozuar për ministër të Mbrojtjes nga Edi Rama ka patur shtetësi greke dhe ky fakt është bërë publik në periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit të ish-ministrit të Jashtëm, Bushati, gjatë së cilës i erdhi zyrtarisht fletëthirrja nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak dhe këtë e di e gjithë ministria e Jashtme.

Pyetja që shtrohet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti? Përgjigjja është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar.

Ndoshta është kjo arsyeja pse Edi Rama, ky shitës kufijsh territorial, e ka propozuar këtë emër për ministër të Mbrojtjes, përveçse synon të zbusë reagime të mundshme kundër përgatitjes së tij të provuar me fakte për grabitjen e Bashkisë së Himarës”, tha Meta.

Një ditë më parë në Kongresin e PS, Rama propozoi ndryshimet në qeveri, ku Pirro Vengu i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit portual të Durrësit dhe do të zëvendësojë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Petrit Malaj, Ministri i ri i Financave i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të AKBN-së dhe do të zëvendësojë, Ervin Meten, dhe Ervin Hoxha i cili do të marrë drejtimin e një prej ministrive më të rëndësishme, asaj të brendshmes, në vend të Taulant Ballës.

Etiketa: ilir metandryshimet ne qeveriramataulant balla
Pas

Një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Kukës kërkon lirimin nga qelia, ja vendimi që mori GJKKO!

Para

Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, Lulzim Basha rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

Para
Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, Lulzim Basha rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, Lulzim Basha rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.