21:54 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ndryshimi i kufijve, ministri grek: Politikë e së kaluarës, histori e vjetër që nuk i intereson kujt

18:02 | 07/07/2025
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshimi i kufijve, ministri grek: Politikë e së kaluarës, histori e vjetër që nuk i intereson kujt

Në përurimin e Konsullatës greke në Korçë, ministri i Jashtëm grek, Georgios Gerapetritis, deklaroi se politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës.

“Historitë e vjetra nuk i interesojnë njeriut”, pohoi ai, teksa u duk sikur i mbylli derën përpjekës së Tiranës dhe Athinës zyrtare, për të zgjidhur çështjen e kufirit në gjykatat ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, heshti për çështjen e kufinjve, por shprehu dëshirën për të krijuar urat e një partneriteti të qëndrueshëm. Në qytetin e Korçës u përurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme Greke, një objekt me rëndësi historike dhe simbolike, ku dikur ka shërbyer poeti i njohur dhe fituesi i Çmimit Nobel, Jorgo Seferis.

Ceremonia, e ndjekur nga autoritete të larta të të dy vendeve, u shoqërua me mesazhe të qarta politike, ku më i forti lidhej me çështjen e demarkimit kufitar mes dy vendeve, për të cilën palët kanë rënë dakord ta zgjidhin pranë gjykatave ndërkombëtare, në kushtet kur nuk bien dakord.

Por, Athina duket se e konsideron çështje të vjetër e pa interes: “Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës. Sot na bashkon një histori e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe sidomos minoriteti grek, i cili është një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ashtu siç do të shkruante Seferis: “Historitë e vjetra nuk i interesojnë njeriut”.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Shqipërisë u tregua i kujdesshëm të shmangte referenca direkte mbi çështjen e kufirit, por për nevojën e një partneriteti të qëndrueshëm mes dy vendeve: “Le të jemi brezi që ndërton një partneritet të vërtetë dhe të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Siç thoshte Seferis: “Urat nuk ndërtohen me kujtime të hidhura, por me fjalë dhe kujtesë”.

Të dy ministrat theksuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi si ura natyrore lidhëse mes dy kombeve në rrugëtimin e tyre të përbashkët në Europë. Në këtë kontekst, godina e re e Konsullatës në Korçë nuk u pa thjesht si një investim diplomatik, por si nj ësimbol konkret i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërshtetëror.

Pas

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Para

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

Para
Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

Trump pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë/ Analiza: Pse ky është momenti më i rëndësishëm i vitit për Lindjen e Mesme

 



Të Fundit

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

“Po dëmton interesat amerikane”, The Hill: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.