21:45 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndryshimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses/ Meta publikon dokumentin e KSHH: Konkluzionet çmontojnë ligjin anti-kushtetues të KRYEKÇK-së

21:23 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të porosisin poture të gjera”, Meta nuk përmbahet: Deledeputetët kanë përdhunuar Kushtetutën, në 2 Mars do të shkatërrojmë…

Presidenti Ilir Meta ka publikuar deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbi ndryshimet ligjore për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës, ky betim nuk mund të bëhet në formë të shkruar, për shkak se betimi në vetvete si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizike të personit që betohet.

Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, shmangia e betimit i heq një të drejtë ekskluzive kushtetuese Presidentit të Republikës dhe se kjo e drejtë nuk mund t’i jepet një organi tjetër.

Në dokument thuhet se për sa kohë edhe vetë Presidenti i Republikës, betohet para Parlamentit, akti i betimit është i një rëndësie të veçantë dhe kusht për fillimin e detyrës.

“Kushtetuta e vendit tonë e parashikon aktin e betimit për një sërë funksionarësh të lartë publikë, në të tria degët e pushteteve. Madje akti i betimit parashikohet edhe për vetë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili përpara se të fillojë detyrën duhet ta bëjë betimin para Kuvendit.”- thuhet ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Edhe njëherë më lejoni të ndaj me ju, konkluzionet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që çmontojnë ligjin anti-kushtetues të KRYEKÇK-së.

DISA NGA KONKLUZIONET E KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT

“Gjithashtu, duke pasur në konsideratë faktin se të dyja këto nisma prekin dy ligje të rëndësishme që janë hartuar/ndryshuar në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, KSHH do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi të plotë e të gjithanshëm me institucione si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, me shoqatat e gjyqtarëve, ekspertë të së drejtës kushtetuese, etj.”

“Lidhur me këtë propozim, KSHH vlerëson se ceremonia e betimit, që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet në formë të shkruar, pasi betimi në vetvete si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu sikurse dihet atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër.”

“Ndaj, akti i betimit duhet bërë vetëm para këtij institucioni. Forma shkresore që parashikohet me ndryshimet e propozuara, në vlerësimin tonë, përveç se nuk është tipike për aktet ceremoniale të betimit të realizuara me funksionarët e nivelit të lartë në këto 2-3 dekadat e fundit, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ia ka akorduar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”

“Kushtetuta e vendit tonë e parashikon aktin e betimit për një sërë funksionarësh të lartë publikë, në të tria degët e pushteteve. Madje akti i betimit parashikohet edhe për vetë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili përpara se të fillojë detyrën duhet ta bëjë betimin para Kuvendit.

“Pra akti i betimit para institucionit të parashikuar në Kushtetutë merr një rëndësi të veçantë dhe Kushtetuta e konsideron këtë akt si një kusht për fillimin e detyrës. Në këtë kontekst, akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal. Gjithashtu duhet të kemi në konsideratë që Presidenti i Republikës mund të refuzojë të organizojë ceremoninë e betimit, sepse ai e konsideron zgjedhjen, ose emërimin e tij jo në përputhje me Kushtetutën (ose për shkaqe të tjera).”

“Vetë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj, ka theksuar rolin e rëndësishëm të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si atë të arbitrit, të moderatorit të pushteteve e të rregullatorit, si një figurë neutrale, me një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, në balancimin e pushteteve, si dhe në kryerjen e funksioneve të tyre respektive”.

 

1

2

3

4

5

 

Etiketa: ilir meta
Pas

EMRI/ Shqiptari fiton 30 mijë euro në emisionin e famshëm italian

Para

“Asjëherë s’ke bërë s*ks, jam i 99-tave”, avokati tenton ti ndryshojë dëshminë të miturës në mbrojtje të profesorit “zhigolo”

Para
“Asjëherë s’ke bërë s*ks, jam i 99-tave”, avokati tenton ti ndryshojë dëshminë të miturës në mbrojtje të profesorit “zhigolo”

"Asjëherë s'ke bërë s*ks, jam i 99-tave", avokati tenton ti ndryshojë dëshminë të miturës në mbrojtje të profesorit "zhigolo"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.