Avokatja dhe aktivistja e Shoqërisë Civile, Brizida Gjikondi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditër se në mbledhjen maratonë të Komisionit qëndror të Zgjedhjeve, është parashtruar kërkesa për referendum në lidhje me ndryshimet e Sistemit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.
Sipas saj, janë qytetarët ata që duhet të vendosin nëse e duan apo jo sistemin zgjedhor aktual në duke shtuar se gjatë seancës së sotme u arritën 3 konkluzione që përfshijën pranimin e kërkesës, u caktua afati 10 ditor për saktesimin e objektit për pyetjen referendare si dhe KQZ votoi 4 me 1, ku 4 ishin në favor të kërkesës së nismëtarëve dhe vetëm një anëtare ishte për rrëzimin e kërkesën.
Gjikondi shkruan se referendumi sapo ka filluar ndërsa thekson se mbetet në pritje të formularëve për të filluar mbledhjen e firmave në të gjithë vendin.
Ragimi i plotë:
Njoftim!
Sot, datë 28 shkurt 2020 u mor në shqyrtim nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ( KQZ) kërkesa jonë si 12 nismëtarë për realizimin e një referendumi konsultues në lidhje me ndryshimin e Sistemit Zgjedhor në Republikēn e Shqipërisë, ku parashtuam kërkesën qē tē jenë qytetarët ata që duhet të vendosin nëse e duan apo jo sistemin zgjedhor aktual në Republikën e Shqipërisë.
Mbas një seance maratonë mes debateve dhe analizave, u arrit:
1. Pranimi në parim i kërkeses për rëndësinë e saj.
2. Ju la grupit nismëtar një afat 10 ditor për saktesimin e objektit për pyetjen referendare.
3. K.Q.Z votoi 4 me 1, ku 4 ishin në favor të kërkesës së nismëtarëve dhe vetëm një anëtare ishte për rrëzimin e kërkesën.
Beteja për Referendumin sapo ka filluar dhe mbetemi optimistë se do të pajisemi me formularët tip për të filluar mbledhjen e firmave në tē gjithë vendin pēr një çështje thelbësore për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post