Kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, ka folur për ndryshimin e listave të kandidatëve të PD-së, në momentin e fundit.
Basha shprehet se ajo që ai ka bërë, ka qenë një riciklim i elitave.
“Ka aludime se ndryshimi i listave të kandidatëve për deputetë që ju keni bërë ka pasur një lloj reagimi në bazën e PD.’, është shprehur Hila, ndërsa Basha i është përgjigjur: “Ka pasur vërtet, ka një shumëfishim të njerëzve në mitingjet tona. Njerëzit presin atë që është normale në ciklin politik të çdo partie në Europë, riciklim të elitave. Nuk ka kuptim të shkohet në çdo fushatë me një ekip, duhet ripërtërirë. Këtë kam bërë, kam ripërtërirë ekipin për të ripërtërirë nesër me energji të shumëfishuara shtetin shqiptar për ta vënë në shërbim të qytetarëve dhe axhendës së qytetarëve që është ekonomia.” (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post