Një mjek kinez, të cilit i ndryshoi ngjyra e lëkurës pasi u ínfektua me kóronavirus ka filluar të përmirësohet. Kështu, nga e zezë, ngjyra po i bëhet sërish e bardhë. Mjeku Yi Fan, i cili mendohet se u ínfektua me kóronavirus teksa po punonte në muajin janar, doli nga spitali javën e kaluar pasi e mundi ínfeksionin vdékjeprurës.
Një zëdhënës tha se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës u shkaktua nga antíbiotiku që po përdorte gjatë trajtimit. Kolegu i tij, Hu Weinfeng përjetoi të njëjtin ndryshim kur ndodhej në spítal.
Të dy mjekët 42-vjecarë u ínfektuan me sémundjen kur po trajtonin pacientët e sëmurë në Spitalin Qendror të Wuhanit rreth 4 muaj më parë. Pamjet u publikuan nga Beijing TV Station që tregonin mjekët e shtrirë në krevat me ndryshimin në ngjyrën e lëkurës.
Mjeku kardiolog Yi e mundi kóronavirusin pasi mjekët e lidhën me makinerinë ECMO për 39 ditë.
ECMO është një procedurë drastike që zëvendëson funksionin e zemrës dhe mushkërive duke futur oksigjen në gjak dhe jashtë trupit.(A.M/Faxweb.al)