Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës në radhët e Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka folur për Fax NeWs lidhur me vendimin e marrë në mbledhjen e parë të këtij këshilli për disa ndryshime në planin urbanistik të Tiranës.
Topallaj deklaroi se vendimi ka qenë jolegjitim dhe është ndërmarrë në mungesë të transparencës duke shtuar se plani urbanistik ka ndryshuar 2 herë brenda një periudhe kohore 2-vjeçare.
“Nuk kam qenë prezent në atë mbledhje për shkak se sekretariati nuk ka bërë lajmërimin tim në bazë të rregullores. Por ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se Erion Veliaj është ngutur menjëherë të bëjë planin rregullues për qytetin. Është bërë në modë që ai të ndryshojë planin njëherë në dy vjet. Fakti që është ndryshuar për një periudhë kaq të shkurtër në mungesë të transparencës, po trajtohet si një hartë grabitje për interesa personale. Praktika e do që projekte të tilla të bëhen nga bashkia, është bërë kastile propozimi nga një anëtar bashkiak për të tëhequr përgjegjësinë sa të mundet nga Veliaj”
Topallaj tha gjithashtu se plani urbanistik duhet të hartohet vetëm njëherë në jetën e qytetit, ndërsa shtoi se klientë të rinjë duhet të jenë ofruar për të bërë pazare.
“Vetëm unë jam përfaqësues i opozitës në këshillin bashkiak, kjo tregon nevojën e pushtetit për të marrë gjithçka dhe arrogancën e qeverisjes. Kjo është një dëshmi e mbipeshës së pushtetit që ka marrë kjo mazhorancë. Plani urbanistik bëhet njëherë në jetën e qytetit sepse është projektimi se si do të jetë qyteti në dekadat e ardhshme. Fakti që Erion Veliaj e ka ndryshuar dy herë brenda 2 vitesh, tregon se klientë të rinjë janë ofruar dhe abuzime dhe favorizime të reja do të bëjë”.
Ndërsa ajo që ka më shumë rëndësi për Bindjen Demokratike sipas përfaqësuesit të saj është ndjekja e kësaj çështjeje në rrugë gjyqësore.
“Në cilësinë e anëtarit të KB dhe në emër të Bindjes Demokratike jam duke përgatitur të gjithë rrugën ligjore për të goditur këtë akt. Edhe më parë e kam përdorur detyrën e anëtarit të këshillit si një mundësi për të denoncuar dhe dënuar akte të tilla nga Veliaj. Le të shërbejë lëvizja e Bindjes Demokratike edhe si një formë presioni ndaj akteve të tilla. E drejta për informim duhet të respektohet jo vetëm ndaj këshilltarëve por ndaj çdo kujt që ka interes, dhe ne do ti mrrim këto informacione përpara se të shkojmë në gjyq”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)